
Aleksandar Vuçiq: “S’mund të flasim me Kosovën nëse ajo pret vetëm njohjen dhe kërkimfalje për diçka”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se s’mund të ketë bisedime me Kosovën nëse përfaqësuesit e saj mendojnë se në thelb s’ka për çka të bisedohet.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara përmes Facebook-ut, ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës nuk duhet të presin që “Serbia të njohë sa më parë pavarësinë e saj dhe t’u kërkojmë falje për diçka”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
“Nëse e mendojnë këtë, këtë lloj bisede e kemi përfunduar. Shpresoj se njerëzit në Prishtinë do të jetë të arsyeshëm e racionalë që e kuptojnë se është e rëndësishme të bisedojmë dhe të tentojmë të gjejmë kompromis”, tha Vuçiqi.

Sipas tij, “nëse dikush mendon se mund ta mposht Serbinë me shantazhe, gabon shumë”.




