Është normale të djersiteni gjatë natës nëse jeni në një ambient me temperatura të larta apo keni veshur rroba të trasha

Sidoqoftë, nëse dhoma e fjetjes nuk është aspak e nxehtë dhe prapë zgjoheni të djersitur, kjo mund të jetë një shenjë për ndonjë problem shëndetësor.

Nëse jeni kureshtarë të dini se përse mund të djersiteni gjatë natës, këto janë top arsyet se përse ndodhë kjo:

Temperaturat e larta të trupit

Kjo është ndër arsyet më të zakonshme se përse djersitet trupi. Një dhomë e fjetjes që ka temperaturë të lartë mund t’i ngritë edhe temperaturat e trupit. E njëjta gjë ndodhë edhe nëse jeni duke veshur rroba të trasha.

Çrregullimet e gjumit

Fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës, kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë çrregullim i gjumit. Kjo nuk është befasuese, pasi që djersitja ka ndikim në gjumin të cilin e bëni.

Mes çrregullimeve më të shpeshta të gjumit që e shkaktojnë djersitjen gjatë natës janë:

Lexo po ashtu:  Përse meshkujt zgjohen me ereksion?

– Apnea e gjumit, që do të thotë se keni vështirësi të merrni frymë kur bini të flini. Çdo sulm i apnesë shpinë në një shpërthim të papritur të kortizolit (hormon i stresit).

– Rrjedhje të nxehta, të cilat femrat i përjetojnë si shenjë të menopauzës. Djersitjet e natës shkaktohen për shkak të humbjes së estrogjeni dhe progesteronit tek gratë e vjetra.

– Çrregullimet e gjumit të shkaktuara nga shqetësimi.

Por, pavarësisht se cila nga këto arsye është, ju menjëherë duhet të kontrolloheni tek doktori nëse djersiteni në mënyrë anormale gjatë natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *