Mundësia për tu kyçur në makinë apo ndezur atë me smartfonin nuk është më një koncept por një funksion i cili do të implementohet në masë nga industria.

iOS 13.4 do të shndërrojë iPhone në një çelës makine

Shumë shpejt do të keni mundësi të përdorni iPhone dhe Apple Watch për të hapur makinën dhe madje ndezur atë kur iOS 13.4 të mbërrijë.

Version i parë beta i sistemit operativ mobil të Apple përmban referenca të një API quajtur “CarKey” me të cilin mund të përdorni telefonin dhe orën si një çelës makine nëse kjo e fundit ka NFC.

Për tu kyçur në makinë nuk do të keni as nevojë për tu qasur në telefon me Face ID, thjeshtë e mbani pajisjen pranë lexuesit NFC të makinës edhe nëse nuk ka bateri.

Gjithashtu ju mund tu jepni akses edhe njerëzve të tjerë në makinën tuaj për tu kyçur me pajisjet e tyre. Mjafton që personit të besuar ti dërgoni një ftesë përmes aplikacionit Wallet.

Procesi i lidhjes mes telefonit dhe makinës fillon në aplikacionin Wallet ndërsa duhet ta përfundoni procesin nga aplikacioni i prodhuesit të makinës kur regjistroni për herë të parë.

Lexo po ashtu:  iOS 14 do të ndryshojë mënyrën sesi përdorni iPhone

Kur e vendosni pajisjen në lexuesin NFC, CarKey do të shfaqet  në aplikacionin Wallet, çelës të cilin mund ta shtoni edhe në Appl Watch.

Mundësia për tu kyçur në makinë apo ndezur atë me smartfonin nuk është më një koncept por një funksion i cili do të implementohet në masë nga industria. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *