Ajo që këtë bimë e bën të shkëlqyeshme për kurën e fytyrës nuk është vetëm uji që e mban në fletë, por edhe përbërës të shumtë aktiv të gjetur në të

Janë ndarë rreth 75 përbërës, madje ato janë vitamina të ndryshme për lëkurë, minerale, sheqerna, enzima dhe thartira.

Aloe verën e adhurojnë femrat, sepse me ndihmën e saj lëkura bëhet e lëmuar dhe e përshtatshme. Xheli i aloe verës është mjet natyral i cili ndihmon në eliminimin e rrudhave, por edhe në shërimin e lëkurës.

Përmirëson dukshëm elasticitetin e lëkurës dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrudhat. Pos që aloe vera natyrale është preparat anti-age, ajo ndihmon edhe në zvogëlimin dhe preventivën e rrudhave, është e shkëlqyeshme edhe për qetësimin e lëkurës së ndjeshme nën sy.

Efektet e jashtëzakonshme të aloe verës si facelifting natyral.

Aloe vera nuk ka vlera vetëm terapeutike, por është e efektshme edhe kundër plakjes dhe zvogëlon rrudhat, i jep lëkurës lagështi dhe ka efekt të volitshëm në krijimin e kolagjenit dhe elastinës.

Ajo gjithashtu zvogëlon krijimin e pigmenteve. Xheli, për shkak të cilësive të tij, ofron mbrojtje të mirë nga dielli, sepse bllokon rrezet ultraviolete dhe aktivizon procesin e përtëritjes së lëkurës.

Lexo po ashtu:  Vendi më i rrezikshëm në shtëpi, këtu fëmija nuk duhet të flejë asnjëherë

Pasi që është i pasur me vitaminat C dhe E dhe beta-karoten, aloe vera ka cilësi të shkëlqyeshme anti-rrudhë. Cilësia e saj kundër përflakjeve dhe mikrobeve, si edhe aftësia e zbutjes së anomalive në lëkurë, ndihmon në rastin e shfaqjes së rrudhave.

Aloe vera kundër akneve

Hulumtimet tregojnë që aloe vera ka karakteristika të caktuara të cilat veprojnë efektshëm në luftën kundër akneve, – xheli i aloe verës është antioksidant, vepron kundër baktereve dhe kundër përflakjeve.

Mund të aplikohet në lezione në fytyrë të cilat janë pasojë e akneve, por edhe në pjesë të tjera të trupit dhe mund të përdoret në mënyrë të pavarur apo në kombinim me produktet e tjera natyrale.

Zvogëlon poret dhe ndihmon që të mos ndodhin grumbullimi i sebumit, i ndotjeve dhe i mikrobeve. Aloe vera për fytyrë dhe akne, me përdorimin e rregullit, nxit prodhimin e kolagjenit dhe mbron elasticitetin e lëkurës. Ndihmon edhe te problemet e njollave pigmentoze pas puçrrave.

Produkt natyral pas rrojës

Me cilësitë e veta kundër përflakjeve, Aloe vera është e shkëlqyeshme edhe për lëkurën pas rrojës, sepse zbut irritimet.

Lexo po ashtu:  Dushi i përditshëm është i dëmshëm për ju

Aloe, gjithashtu vret bakteret të cilat mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës andaj përdoret pas depilimit për qetësimin e lëkurës së ndjeshme, ia kthen lëkurës lagështinë dhe e rigjeneron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *