Kompania ka nxitur regjistrime të reja në platformë duke ofruar mundësinë për të ndjekur tematika si dhe pastruar platformën nga përmbajtjet abuzive.

Rriten të ardhurat dhe përdoruesit e rrjetit social Twitter

Rrjeti social Twitter raportoi 1 miliardë dollarë të ardhura pë rherë të parë ditën e Enjte duke thyer pritshmëritë e analistëve dhe dërguar aksionet 14% më shumë sesa një ditë më parë.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Twitter vinte nga Shtetet e Bashkuara ndërsa në këtë treg e pret një sfidë e madhe siç është ajo e dezinformimit në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2020.

Kompania ka nxitur regjistrime të reja në platformë duke ofruar mundësinë për të ndjekur tematika si dhe pastruar platformën nga përmbajtjet abuzive.

Twitter tha se numëron 152 milion përdorues aktivë në ditë në tre mujorin e fundit të 2019-ës, një rritje nga 126 milionë një vit më parë. analistët kishin parashikuar 147.5 milionë përdorues aktivë në ditë.

Një vit më parë të ardhurat ishin 885 milionë dollarë ndërsa në fund të Dhjetorit të 2019-ës shkuan në 1.01 miliardë dollarë për tre mujorin e fundit.

Lexo po ashtu:  Krysha: Si funksionon “politika e muskujve” në Moskë

Në Nëntor platforma vendosi të ndalojë reklamat politike nën presionin në rritje të autoriteteve ndaj kompanive të medias sociale për shkak të lajmeve të rreme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *