• Xhinxheri

Kur stomaku juaj ndihet keq, xhinxheri mund t’ju ndihmojë në largimin e ndjenjës së përzierjes, qetësimit të dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes. Studimet tregojnë që substancat që gjenden në xhinxher, funksionojnë si në stomak dhe në zorrë, edhe në tru dhe në sistemin nervor për të kontrolluar ndjenjën e përzierjes. Përdoreni si erëz në ushqim, përtypeni të freskët ose pijeni si çaj.

  • Vaj arre kokosi

Personat që vuajnë nga aknet kanë tendencë ta thajnë fytyën e tyre, gjë që shkakton edhe me shumë prodhim të vajit. Aplikoni një shtresë të hollë vaj arre kokosi pasi ta keni larë njëherë fytyrën më përpara. Vaji  i arrës së kokosit ka veti antimikrobiale dhe anti – inflamatore, dhe përbërësit e tij, ku përfshihet dhe vitamina E e riparojnë lëkurën dhe ndihmojnë në heqjen e shenjave.

  • Uji me kripë

Dhimbja e fytit shkaktohet zakonisht nga një infeksion viral, që zakonisht ikën vetë. Por dhimbja, enjtja dhe irritimi janë shumë të bezdisshme. Mund të bëni që fyti t’ju shërohet më shpejt duke tretur 1⁄4 deri në 1⁄2 e një luge gjelle me kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe të bëni gargarë disa herë në ditë. Kripa vepron si një magnet duke tërhequr lëngjet e tepërta që ndodhen në fyt, e duke reduktuar kështu enjtjen dhe duke larguar mukusin dhe irritantët apo bakteriet.

  • Orizi kaf
Lexo po ashtu:  Në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, lani duart sa më shpesh

Nëse po vuani nga diarreja, gatuani oriz kaf në dyfishin e ujit që përdorni zakonisht, pastaj kullojeni atë. Pasi uji të ftohet pijeni. Përmban elektrolite që zakonisht humbasin gjatë diarresë. Zëvendësimi i elektroliteve mund të ndihmojë në lehtësimin e problemit.

  • Hudhër

Hudhra ka veti në përmirësimin e sistemit imunitar. Copëtoni apo shtypni dy deri në tre thelpinj hudhre dhe lërini të ekspozuar ndaj ajrit për disa minuta. Kjo shton një përbërës sulfuric të quajtur allicin, që vepron si një antimikrob për të vrarë viruset dhe bakteriet.

  • Qumësht

Kur digjeni nga zjarri, apo edhe nga dielli, aplikoni kompresa me qumësht të ftohtë. Qumështi përmban proteina, që ndihmojnë në riparimin e lëkurës, ndërsa acidi laktik dhe yndyrnat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Hidratimi i lëkurës është mënyra më e mirë për ta ndihmuar atë të shërohet, dhe kompresat e qumështit janë shumë qetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *