Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e saj të radhës me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë mbledhje ka dy pika të rendit të ditës të cilat renditen si vijon:
Propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.
Të ndryshme.
Këtë e kanë bërë të ditur zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Mbledhja është paraparë të mbahet në ora 11:00.