Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe një rënditje e re e llogarive që përdoruesit ndjekin në bazë të ndërveprimit që kanë pasur në 90 ditët e fundit.

Opsioni i ri i Instagram ka qenë një domosdoshmëri prej kohësh

Të pastrosh Instagram nga faqe që keni ndjekur dhe profile që nuk i njihni por kanë përfunduar aksidentalisht pjesë e listës së ndjekësve, është bërë një eksperiencë më e thjeshtë me opsionet e fundit të rrjetit social.

Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe një renditje e re e llogarive që përdoruesit ndjekin në bazë të ndërveprimit që kanë pasur në 90 ditët e fundit.

Opsioni i ri është i disponueshëm tek profili dhe kategoria e llogarive që ndiqni “Following” dhe shfaqet krahas kategorisë së llogarive që keni ndjekur së fundi.

Kategoria e re quhet “Most Shown in Feed” dhe është mjaft e dobishme edhe për menaxhimin e llogarive të cilat kanë pushtuar furnizuesin e përmbajtjeve dhe historitë tuaja.

Këtë përditësim Instagram e zbuloi në një postim në Twitter si pjesë e një nisme për ta bërë më të thjeshtë menaxhimin e llogarive që ndiqni në Instagram të jenë në përputhje me interesat tuaja. 

Lexo po ashtu:  133 vjet nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *