Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Pavarësisht nga njohuritë dhe përvoja e liderëve  dhe e analitikëve politikë pro dhe contra vazhdimit të Dialogut të Brukselit (2011-2018),  pajtimi dhe kompromisi mes Serbisë dhe Kosovës, nuk mund të arrihet duke krahasuar shembullin e dikurshëm historik të pajtimit të Franës dhe Gjermanisë, “gjoja se kur Gjermania dhe Franca janë pajtuar, atëherë, kush është Serbia dhe Kosova që nuk po u pajtuakanë?”.

-Po, është e vërtetë se pas shumë luftërash mes tyre (1871 – 1945), Franca dhe Gjermania janë pajtuar, por vetëm atëherë, kur Gjermania ka hequr dorë, duke braktisur të gjitha territoret e okupuara të Francës.

Pra, vetëm në këtë kontekst, nëse Serbia kolonialiste  gjenocidale pushtuese heq dorë nga territoret shqiptare siç janë sot Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe, nëse e njeh Kosovën si shtet të pavrur dhe Sovran fqinjë, atëherë mund të arrihet pajtimi dhe kompromosi politik historik mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndyrshe, pajtimi dhe kompromisi i Kosovës me Serbinë, është vetëm një utopi, e mbështetur kryesisht nga mbështetësit me prirje colonialist dhe neokolonialiste, si dhe nga  kosmopolitët NUTOPSITË, të cilët kufijt e shteteve kombëtare i konsiderojnë të rrezikshëm, të imagjinuar dhe utopikë etj.

Për t’iu shmangur një reziku të tillë,  për të filluar një dialog a multidialog me Beogradin zyrtar qoftë në Bruksel, në Romë, në Vjenë, në Londër, në Berlin a Paris, qeveria e Kosovës me Albin Kurtin në krye, së pari, duhet të bëjë rishikimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, të  arritura me delegacionin e Serbisë në kuadrin e Dialogut fatkeq të Brukselit (2011-2018).

Një revizionim i këtillë është i domosdoshëm, në mënyrë që, nëse ato marrëveshje janë lidhur në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me interesat vitale të popullit dhe të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, të anulohen dhe të vihen jashtë ligjit dhe jashtë Kushtetutës.

Ky do të duhej të ishte hapi i parë, para se t’i thuhej “PO” ose “JO” vazhdimit të Dialogut të Brukselit. Pra, pasiqë Qeveria dhe Kuvendi, ta thonin fjalën e tyre përfundimtare në këtë “temë”, atëherë, do të mund të hapej rruga e sigurt për të dialoguer me palën serbe në Bruksel.

Lexo po ashtu:  Tre shënime të Enis Sulstarovës mbi ndryshimet kushtetuese në MV

Natyrisht, ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti se në tryezën e negociatave me palën serbe në Beograd, çështje debate nga pala shqiptare e Prishtinës, para së gjithash, do të jenë këto tri kërkesa themelore: “

1) Njohja e Republikës së Kosovës, 2) Kërkimfalja kolektive e shtetërore e Serbisë për gjenocidin dhe dëmet material dhe, 3) Dëmshpërbilimi i reparacioneve të luftës.”

Pra, këto janë tri kushte kryesore, që do të mund t’i vinin në lëvizje politikën dhe diplomacinë  evropiane dhe ndërkombëtare. Natyrisht, nëse BE-ja  dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë janë të interesuar që t’i pajtojnë serbët me shqiptarët, do të duhej t’i mbështetnin pa asnjë reserve këto 3 kushte themelore të autoriteteve qeveritare të Kosovës.

Edhe pse këto tri kërkesa të kryeministrit Kurti,  menjëherë, pa ia filluar dialogut me palën shqiptare, i hodhi poshtë presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar para masmediave serbe të Beogradit se “ Serbia nuk do të pranojë vazhdimin e dialogut të Brukselit, nëse Prishtina zyrtare  kërkon që në tryezën e bisedimeve të flitet për njohjen e Kosovës, pagesën e reparacioneve të luftës dhe kërkimfaljen. Këtë nuk do ta bëjmë dot.”

-Po, atëherë, çfarë interesi politik, do të kishte pala negociuese shqiptare, të vinte të “përqafohej” në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq? –Kurrfare! Andaj, nëse pala serbe hedh poshtë këto 3 kërkesa, nuk do të ketë kurrfarë vazhdimi të Dialogut as të Brukselit, as të Berlinit e as të Parisit. –Pse të shpenzohet buxheti  shtetëror i Kosovës (sikurse deri tash) për të vajtur në Bruksel për të lidhur marrëveshje kapitulluese me palën serbe, duke lidhur dhe premtuar “srpska zajednica” për kantonizimin dhe bosnjizimin e territorit të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, përfundimi i çfarëdom marrëveshje për “srpska zajednica”, do të thotë “bombardimin” e sovranitetit territorial dhe shtetëror të  Republikës së Kosovës. Këtë marrëveshje të lidhur me palën serbe në Bruksel, Qeveria e Kurtit dhe Parlamenti i Vjosa Osmanait, me procedure të shkurtër lidhore dhe kushtetuesee, duhet anuluar, që të mos vihe më në “itinerarin” e asnjë debati me palën serbe, apo në shkallë evropiane ndërkombëtare, sepse njohja e autonomies serbëve të Veriut, pa dyshim se do të shpiente drejt shpalljes së “SRPSKA REPUBLIKA”-asgjësimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Pa liri nuk ka jetë... edhe për shqiptarët në ish IRJM!

Këtë formë të deritashme të debatimit të palës shqiptare të Kosovës me palën serbe të Beogradit në Bruksel, në kuadrin e të cilit, ndër 30 marrëveshje të tjera, kanë aprovuar, edhe një marrëveshje të tillë për formimin e “Srpska zajednica”,  Qeveria  e Albin Kurtit dhe Kuvendi i Vjosa osmanit, duhet ta braktisin nga bisedimet me Serbinë, si dhe t’i hedhin poshtë të të gjitha marrëveshjet paraprake të delegacioneve të Kosovës, të cilat i kanë nëshkruar me palën serbe në Bruksel, që janë në kolizion me interest kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Nuk ka pajtim e as kompromis politik me Serbinë, pa njohjen e Republikës së Kosovës

Kjo është alfa dhe omega për të rinisur ndonjë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndryshe, nuk  ka pse  të dialogojë Qeveria e as Parlamenti i Kosovës, duke harxhuar para kot dhe për asgjë nga arka e shtetit për “badihavgjinjtë” me ambicie narcisoide , duke bredhur poshtë-lart në Bruksel, në Berlin, në Paris etj. nëpër metropole të Evropës, kinse për t’i “normalizuar” marrëdhëniet mes  Serbisë dhe Kosovës, si dhe kinse për t’i  “pajtuar” serbët dhe shqiptarët, derisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008).

Thjesht, nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do dialog serioz, konstruktiv dhe frytdhënës me Albin Kurtin, atëherë, nuk ka nevojë që të vazhdojë tutje me “akrobacione gjimnastikore” sikurse deri tash (duke lobuar dhe shpifur nëpër botë, që shtetet e ndryshme që e kanë njohur Kosvën, t’i tërheqin njohjet e ligjshme të deritashme, si dhe të tjerat, të mos e njohin Kosovën), duke  mohuar dhe mosnjohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, por duhet të pajtohet me realititin e krijuar në terren, duke ua shtrënguar dorën shqiptarëve, duke iu kërkuar falje kolektive për gjenocidin e kryer mbi “13 mijë” shqiptarë, si dhe për djegien shkrum e hi të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Bastisjet për të cilat keni votuar!

Vetëm një politikë e tillë racionale, humane, demokratike dhe paqësore e Aleksandar Vuçiqit,  duke  ra në gjunj para qindra e mijëra viktimave shqiptare  në varrezat masive, që nga Peruçaci, Kladova dhe Batajnica e deri në Kosovë, do të mund të ndikonte pozitivisht në arritjen e PAJTIMIT mes dy popujve të armiqësuar me fajin dhe për fajin e gjenocidit kolonial shekullor serb mbi shqiptarët dhe mbi territoret e Shqipërisë etnike (1878-1999).

Në këtë kontekst, askush nuk ka të drejtën morale e as ligjore, që Qeverisë së Albin Kurtit t’ia imponojë sine qua non  rivazhdimin e dialogut të Brukselit, nëse presidenti Aleksandar Vuçiq nuk pranon, që në tryezën e tij me palën shqiptare, të debatohen 3 kërkesat e sipërtheksuara të ligjshme dhe të drejta të Albin Kurtit : “1) Njohja e Republikës së Kosovës, 2) Kompemsimi i reparacioneve të luftës dhe, 3) Kërkimfalja kolektive për gjenocidin e kryer në Kosovë/1989-1999/, me qëllim që të arrihet kompromisi politik dhe historik mes Beogadrit dhe Prishtinës. Ky do të  ishte kuptimi i njëmendtë dhe realist i arritjes së pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve, si dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, si dy shtete sovrane dhe të pavarura fqinje. Kjo do të ishte hyrja në historinë e re të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan.

Ndryshe, dyshohet se do të arrihet  ndonjë  pajtim mes Beogradit dhe Prishtinës, pavarësisht nga premtimet e parashikuara  “blanko” nga  faktorët evropianë dhe ndërkombëtarë të involvuar në këtë çështje tejet delikate ballkanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *