Legjenda e Barcelonës, Rivaldo e ka mbështetur argjentinasin në debatin e fundit të tij me drejtorin sportiv të klubit, por ai shpreson që të gjendet një zgjidhje për këtë

Lionel Messi “ka të gjitha të drejtat në këtë botë” që të jetë i hidhëruar me Eric Abidal, sipas ish yllit të Barcelonës, Rivaldo.

“Reagimi i Leo Messi të mërkurën e kaluar,  i cili, nëpërmes rrjeteve sociale kritikoj Eric Abidalin, duket normale për mua”, tha Rivaldo për Betfair.

“Messi ka të gjitha të drejtat në këtë botë që të jetë i hidhëruar me Abidalin për mënyrën se si ai u ankua në profesionalizmin e disa lojtarëve në stërvitje, sidomos duke mos specifikuar emra”.

“Ai vuri në pyetje tërë skuadrën. Është vështirë për të folur për këtë situatë nga jashtë, por Messi vetëm është përpjekur për ta mbrojtur grupin dhe vetveten, për ta ruajtur reputacionin dhe – në të njëjtën kohë – të gjëj se cilit lojtar po i referohet Abidali”.

“Në fund të fundit ishte naive të flitet për këtë gjë në një intervistë, natyrisht, që kjo kishte një impakt të madh në media që e detyroi Messin të reagojë”.

Lexo po ashtu:  Shitet në ankand unaza e Kobe Bryant

“Lloje të tilla të problemeve duhet të zgjidhen brenda. Abidal nuk e bëri atë me qëllim, por në fund të fundit ai e dëmtoi klubin”.

“Tani është e qartë që Ernesto Valverde nuk ishte problemi më i madh i klubit. Humbësi më i madh janë të gjithë ata në Barca”.

“Abidal dhe Messi duhet të flasin bashkë, si dy burra të rritur. Abidal është në situatë të vështirë, sidomos për shkak se lojtari i cili ka reaguar në komentet e tij nuk është gjithfarë lojtari: Ai është kapiteni i Barçës dhe është superyll. Ai është Leo Messi”.

“Fitoret do ta qetësonin këtë debat të nxehtë, e që Barcelonës po i mungojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *