Thithja e vetëm një doze, të ashtuquajtur “vijëz” të kokainës është e mjaftueshme për ta ndryshuar “arkitekturën” e trurit dhe për ta bërë trurin e ish-narkomanëve më të ndjeshëm për rikthim, ose kthim në botën e varësisë.

Udhëheqësi i ekspertëve nga Universiteti i East Anglia në Mbretërinë e Bashkuar dr. Peter McCormick e ka kryer një eksperiment në minj për ta përcaktuar se cila është arsyeja se pse përdoruesit e shëruar të kokainës i kthehen varësisë së tyre.

“Edhe pse studimin e kemi kryer në minj, është treguar se të njëjtët receptorë në tru janë përgjegjës për stres dhe varësi ndaj drogës”, tha dr. McCormick.

Sipas revistës “Medical Daily”, studiuesit zbuluan se përdorimi i kokainës e ndërpret lidhjen midis dy proteinave në tru që janë përgjegjëse për ndjenjat e shpërblimit dhe stresit.

Për këtë arsye përdoruesit e kokainës shpesh i kthehen rimarrjes për t’u përballur me situatat stresuese në jetë, kështu që kokaina bëhet “e vetmja zgjidhje”.

“Rezultoi se vetëm një vijëz e kokainës mund ta ndryshojë plotësisht arkitekturën e trurit dhe të shkaktojë rikthim të narkomanëve të trajtuar, dhe ta zvogëlojë vetëkontrollin”, tha dr. McCormick.

Lexo po ashtu:  A shtojmë me të vërtetë peshë nga buka e bardhë?

Studimi u publikua fillimisht në “The Journal of Neuroscience”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *