Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka folur për deklaratën e Rexhep Selimit i cili së fundi tha se Kurti ka qenë i gatshëm edhe për të rrokur armën por nuk e ka lejuar komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kadriaj ka ironizuar me Selimin.

“Po i shoh disa qëndrime të shokëve të mi që nuk e paskan lënë Albinin me u veshë e me u armatosë në luftë!!! Garant janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave*”, shkruan deputetja e AAK-së.

Ajo i ka bërë thirrje pozitës, që mos të flasë më për luftën por të tregojnë vetën ndaj popullit me punë.

“Lene bre luftën se u kry moti. Tregone vetën tash në luftën e re pa armë por me të njëjtit njerëz”, ka shkruar Kdriaj.

Lexo po ashtu:  2020/ “Viti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *