Herë-herë flas me njerëzit ashtu si fëmija që luan me kukullën: fëmija e di mirë se kukulla nuk e kupton, por ai vazhdon të luajë me kënaqësi, i vetëdijshëm për mashtrimin e gëzimit të komunikimit.

– Nëse këtë botë e bëri një Zot, unë nuk do të doja të isha Ai. Mjerimi i botës ma shkërrmoq zemrën.

– Njeriu shpirtgjerë, në vetminë e plotë, argëtohet më së miri me mendimet dhe fantazinë e tij. Torollaku, edhe pse e ndryshon shumë shpesh shoqërinë, spektaklet, shëtitjet, argëtimet, nuk arrin ti shpëtojë mërzisë që e mundon.

Njeriu me karakter të mirë, të qetë dhe të shtruar, mund të gëzohet edhe në kushte të vështira ekonomike. Njeriu lakmiqar, ziliqar, i keq, nuk mund të ndihet i kënaqur as mes gjithë pasurive të botës.

Ndërsa njeriu, i cili e zotëron një personalitet të jashtëzakonshëm, sublim dhe gjenial, i quan kënaqësit, që të tjerët zakonisht i dëshirojnë, jo vetë si të tepërta, por të mërzitshme, madje të bezdisshme.

– Ajo çka mund të japë pasuria, përveç përmbushjes së nevojave të natyrshme, nuk ndikon dukshëm mbi mirëqenien tonë, madje e turbullon me shqetësimet e shumta që shoqërojnë pashmangshmërisht administrimin e një prone.

Lexo po ashtu:  Historia interesante e unazës së martesës!

– Arthur Schopenhauer“Këshilla për jetën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *