Qeveria e re e Kosovës si asnjëherë më parë në historinë e saj, ka më shumë gra në detyra udhëheqëse. Gratë do të udhëheqin pesë nga 15 ministritë, dhe Kuvendin në Qeverinë Kurti.

Si kurrë më parë në krye të Kuvendi të Kosovës do të jetë një grua, Vjosa Osmani. Gjithashtu, bashkë me të edhe Arbërie Nagavci do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e re e Republikës së Kosovës do t’i ketë pesë ministre gra, gjë që nuk ka ndodhur më parë, që kur Kosova është shpallur Republikë.

Ministret e reja të Qeverisë së Kosovës janë këto:

1. Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë
2. Hykmete Bajrami-Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit
3. Rozeta Hajdari-Ministër i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike
4. Vlora Dumoshi-Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
5. Emilia Rexhepi-Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa, si e rrallë edhe kjo  në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, gratë siguruan 38 nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës. Shumica e grave deputete siguruan ulëset në kuvend përmes votave të fituara, pa pasur nevojë për kuotë gjinore.

Lexo po ashtu:  Mediat serbe i japin zjarr: Më në fund qeveria e Kosovës e pranon që UÇK ka arkiva dhe që do t’i hapë ato

Në qeverinë kaluar të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e formuar në vitin 2017 dhe e cila numëronte 21 ministri, fillimisht ishin emëruar vetëm dy gra në poste ministrore, Dhurata Hoxha dhe Albena Reshitaj, kjo e fundit një vit më vonë kishte dhënë dorëheqje.

Kujtojmë, që pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është ajo e presidentes së Kosovës nga Atifete Jahjaga, nga viti 2011 deri në vitin 2016. Ndërsa, Kosova ka edhe amabadasore gra, që shërbëjnë në shtete të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *