Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

“Toka e mjaltit” do të merr çmim Oskar për film më të mirë dokumentar, parasheh gazeta e njohur britanike “Gardian” në parashikimet e fituesve në gjitha kategoritë të ndarjes së sivjetmë të çmimeve të Akademisë amerikane te filmit që do të mbahet nesër mbrëma në teatrin “Dolbi” në Los Anxhelos.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas Piter Bredshout, kritik fimik në “Gardian” në kategorinë dokumentar më të mirë, filmi nga Maqedonia “Toka e mjaltit” do t’i fitojë konkurrenët: bashkë-produksionin britanik- amerikan “Për Samën”, atë siriane- daneze “Shpella, “Në pragun e demokracisë” të Brazilit dhe atë amerikane “Fabrika amerikane”.

Në kategorinë e dytë ku është i nominuar “Toka e mjaltit”- film ndërkombëtar (i huaj-joanglez), Bredshou parasheh se çmim Oskar do të fitojë edhe filmi “Parazit” nga Korea Jugore.

Ne këtë kategori në garë për statujën e artë janë edhe “Korpus Krishti” nga Polonia, “Të mallkuarit” nga Franca dhe ajo spanjolle “Dhimbje dhe lavdi”.

Lexo po ashtu:  Festivali i Berlinit pezullon çmimin Ariu i Argjendtë për shkak të të shkuarës naziste të Alfred Bauer

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oskar në teatrin “Dolbi” në Holivud fillon nesër mbrëma në orën 2 pas mesnate sipas kohës së këtushme, ndërsa do të transmetohet në më shumë se 220 vende dhe territore të botës.

Ndryshe, kinematografët shqiptarë Samir Luma dhe Fejmi Daut, janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjaltit”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *