Aksidenti tragjik që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare dhe 7 personave të tjerë që i shoqëronin gjatë fluturimit ka marrë vëmendjen e mediave prej disa kohësh.
Sipas një raporti fillestar, shkak i aksidentit dyshohej të ishte bërë mosfunksionimi i njërit prej motorëve. Por, ekspertiza ka treguar së fundmi që të dy motorët nuk kishin probleme. Ata kanë qenë duke punuar deri në momentin e përplasjes. Çka mund të ketë qenë shkaku kryesor i aksidentit dyshohet për kushtet klimaterike.
Megjithtatë, asnjë raportim zyrtar nuk do të publikohet deri pas një viti. Ekspertët po përpiqen të zbardhin ngjarjen me detaje.