Gjatë ditës së shtunë Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka marr një urim nga gruaja më e fuqishme në botë Angela Merkel. Kancelarja gjermane, në urimin e saj drejtuar Kurtit i ka përmendur edhe disa çështje të të cilat qeveria e re duhet të përballet, si sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i gjendjes ekonomik, si dhe dialogu me Serbinë.

Përveç tjerash kancelarja Merkel ka ftuar Kurtin në Berlin, duke i thënë se “do të isha i lumtur që të shoh së shpejti në Berlin”

Lidhur me këtë çështje, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Elezaj, në një prononcim është shprehur se nuk ka dyshim që shteti gjerman në krye me Kancelaren Angela Merkel, janë miq të mëdhenj të kombit shqiptar.

“Nuk ka dyshim, se qeveria dhe shteti gjerman në krye me Kancelaren Angela Merkel, janë miq të mëdhenj të kombit shqiptar në përgjithësi, dhe të Kosovës në veçanti, dhe, këtë fakt më së miri e dëshmojnë marrëdhëniet tona të mira dhe historike që nga LDB-re e deri më sot, por edhe mbështetja dhe ndihmat e vazhdueshme që Gjermania ia ka ofruar Kosovës para, gjatë dhe sidomos pas përfundimit të luftës në Kosovë (qershor 1999) që kapin vlerën e pa llogaritshme financiare, ekonomike dhe humanitare e cila edhe sot vazhdon që vendit tonë në forma të ndryshme t’i jap donacione të shumta. Qeveria gjermane dhe kancelarja Angela Merkel, kanë qenë ndër vendet e para që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke e hapur menjëherë ambasadën e saj në Prishtinë, dhe, qëkur ka ardhur në pushtet CDU-ja dhe Angela Merkel në krye të qeverisë gjermane në vitin 2005, ajo gjithmonë ka treguar simpati dhe mbështetje ndaj punëtorëve dhe azilkërkuesve shqiptar nga Kosova, duke iu ofruar lehtësira në rregullimin e statusit të qëndrimit të tyre në Gjermani, mbrojtjen e të drejtave për punë si dhe pranimin e statusit të strehuarve politikë (azilantëve), shtet i cili pas SHBA-ve radhitet i dyti në botë për nga vëllimi i ndihmave dhe donacioneve që ia ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka theksuar Elezajt.

Lexo po ashtu:  Presidenti malazez akuza Serbisë: Përfaqëson Moskën në Ballkan

Gjithashtu, ai shprehtë i sigurt se kancelarja gjermane me kënaqësi të madhe e ka pritur lajmin për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

“Prandaj, ftesa e Angela Merkel, si mike e madhe e shqiptarëve që është, jam i sigurt se me kënaqësi të madhe e ka pritur lajmin për formimin e qeverisë së re në Kosovë, duke e shprehur këtë ndjenjë miqësore edhe përmes urimit të saj dërguar z. Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa, i përket ftesës së Merkelit për Kurtin, Elezaj deklaron se reflekton qartë nivelin e lartë të miqësisë shqiptaro-gjermane si dhe raportet tejet të mira midis Kosovës dhe Gjermanisë.

“Pra, ftesa e saj dërguar kryeministrit z. Albin Kurti që ta vizitojë Berlinin për t’i shprehur mirëseardhje në zyrat e saj në Kanzelaramt, reflekton qartë nivelin e lartë të miqësisë shqiptaro-gjermane si dhe raportet tejet të mira midis Kosovës dhe Gjermanisë, dhe atë në shumë fusha të bashkëpunimit, raporte këto të cilat mund të merren si shembulli më i mirë, sesi Kosova duhet t’i ruaj dhe kultivojë marrëdhëniet e saj më vendet mike evropiane, dhe jo vetëm, ngase siç dihet ishin pikërisht miqtë tanë gjermanë, anglezë, francezë, italianë si dhe amerikanë përtej oqeanit Atlantik, ata të cilët përmes intervenimit të NATO-s kundër Serbisë fashiste, i dhanë fund pushtimit shekullor serb në Kosovë, duke na çliruar dhe njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur!”, ka përfunduar Elezaj.

Lexo po ashtu:  Si po ndikon koronavirusi në trafikun ajror global?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *