Koronavirusi ka vrarë mëse 800 njerëz dhe infektuar 34,800.

Koronavirusi, Amazon tërhiqet nga shfaqja teknologjike mobile më e madhe në botë

Amazon është kompania më e fundit e cila tërhiqet nga një prej shfaqjeve teknologjike më të mëdha në botë nga frika e koronavirusit.

Amazon tha se nuk do të marrë pjesë në Kongresin Mobil Botëror. Organizatori i evenimentit tha se Kongresi i cili tërheq mëse vëmendjen e 100,000 njerëzve çdo vit do të mbahet.

LG, Ericsson dhe NVIDIA janë tërhequr gjithashtu nga aktiviteti që do të mbahet më 24-27 Shkurt.

Ende mëse 2,800 kompani pritet të prezantojnë në këtë aktivitet produktet, risitë dhe inovacionet e tyre. Samsung tradicionalisht ka prezantuar flagshipët Galaxy S ndërsa këtë vit ka vendosur ti sjellë disa javë përpara.

5,000 deri në 6,000 njerëz do ta vizitojnë Kongresin Mobil Botëror. Organizatorët e GSMA thonë se pjesëmarrësit nuk do ti japin dorën njeri tjetrin dhe mikrofonët do të dezinfektohen.

Koronavirusi ka vrarë mëse 800 njerëz dhe infektuar 34,800. 

Lexo po ashtu:  Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *