Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do ta zhvillojë vizitën e parë zyrtare jashtë vendit dhe këtë në Shqipëri.
Top Channel ka siguruar agjendën e kryeministrit, i cili në ora 9 do të takohet me homologun, Edi Rama.
E në këtë takim do të diskutohet edhe për idenë e mini shengenit Ballkanik.
Por, i pyetur nëse do të kërkojë shtyrjen e nënshkrimit të marrëveshjes nga Rama deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, Kurti është përgjigjur.
Më Tiranë ai do të takohet edhe me Presidentin shqiptar Ilir Meta, e më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takime do të ketë edhe me opozitën, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndërsa nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do ta marrë “Çelësin e Tiranës”.