Gjatë ditëve të errëta të dimrit, të gjithë mund të kenë nevojë për diçka ekstra që t’i përmirësojë humorin ose gjendjen shpirtërore, madje dhe ata që mund të jetojnë afër plazhit. Në vetëm 5 minuta ju mund të ndryshoni ngjyrat e humorit tuaj përmes disa trukeve shumë të thjeshta të provuara nga studiues dhe shkencëtarë të shumtë të fushës.

Shkruaj një listë gjërash për të bërë

Nëse vazhdimisht ndiheni sikur mendja juaj po garon me një sasi të madhe gjërash për të bërë, zbrazini ato në letër ose shtojini ato në ‘notës’ të telefonit tuaj. Edhe Steve Jobs ishte një tifoz i këtyre listave.

Shëtisni

Jo vetëm që konsiderohet një lloj stërvitjeje por gjithashtu nxit prodhimin e endorfinave që ju bëjnë të ndjeheni më mirë.

Hani pak çokollatë

Shkenca ka treguar që përbërësit e çokollatës ndihmojnë në stimulimin e sensorëve të trupit dhe prodhimin e serotoninës, duke vendosur një reagim zinxhir, i cili ju bën të ndjeheni i lumtur edhe pas vetëm disa kafshatave.

Lexo po ashtu:  Dieta e mjekut me famë për shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin dhe shëndet të veshkave: Është e sigurt që heq 7 deri në 10 kg për tri javë!

Më afër bimëve

Shkencëtarët kanë treguar që kalimi i kohës në kopsht (apo edhe afër luleve brenda shtëpisë ose në ballkon) mund të jetë një nxitës i menjëhershëm i humorit.

Vendos muzikë

Vendosni një këngë që ju bën të buzëqeshni ose të ndjeheni të sigurt, truri juaj do të fillojë të prodhojë hormone si serotonin që do t’iu bëjë të ndiheni më mirë brenda disa sekondave.

Vallëzoni

Lëvizja e trupit nën ritmet e muzikës, pavarësisht fizikut apo talentit tuaj, ju bën mirë dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të endorfinave që sjellin gëzim.

Kaloni kohë me miqtë

Nëse jeni të mërzitur, caktoni një takim më një mik të ngushtë, kjo do t’ju japë diçka për të pritur me padurim dhe si rrjedhojë të ndjeheni të emocionuar

Pini çaj jeshil

Kjo pije e vogël por e fuqishme është e mbushur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar dhe përmirësojnë mirëqenien.

Realizo sjellje të mira

Përmirësimi i humorit tuaj mund të vijë edhe thjesht si pasojë e një verimi apo gjesti të mirë nga ana juaj, si mbajtja e derës për dikë.

Lexo po ashtu:  Pse ndihemi gjithnjë të lodhur në punë

Forconi një buzëqeshje

Duke e detyruar veten të buzëqeshni në ditët kur jeni shumë keq nga gjendja shpirtërore kjo do të rrisë humorin tuaj.

Mbani afër kafshë shtëpiake

Studiuesit kanë zbuluar se ata që kalojnë kohë me kafshët kanë më shumë të ngjarë të shfaqin ndjenja të lumturisë dhe kënaqësisë së përgjithshme.

Fokus dhe meditim

Përqendrimi i mendjes tuaj përmes ushtrimeve si meditimi është një mënyrë e sigurt për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Meditimi gjithashtu ul nivelin e kortizolit.

Ndryshoni veshjen tuaj

Rrobat mund t’ju ndihmojnë të bëni gjithçka nga humbja e peshës e deri te të menduarit më ndryshe. Veshja e një rrobe në të cilën ndjeheni mirë do të përmirësojë menjëherë gjendjen shpirtërore.

Pastërtia

Pastrimi është zbuluar të ketë efekte pozitive në shëndetin tonë mendor duke na ndihmuar të fitojmë një sens kontrolli mbi mjedisin që na rrethon.

Shtriquni

Sipas studiuesve të ndryshëm, shtriqja (streching) mund të ndihmojë në përmirësimin e fluksit të hormoneve që ju bëjnë të ndjeheni më m mirë në pjesë të ndryshme të trupit.

Lexo po ashtu:  5 mënyra se si të përdorni vajin e ullirit për lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Lëreni diellin të shkëlqejë

Hapja e perdeve dhe grilave duke lejuar kështu hyrjen e diellit është një nga mënyrat më të shpejta për të ngritur shpirtrat tuaj. Dielli besohet se rrit prodhimin e serotoninës në tru, një hormon që ju bën të jeni më mirë.

Dhe së fundmi gjumi dhe shkëputja nga mediat sociale janë dy mënyra shumë të mira për t’u përqendruar tek vetja dhe tek natyra përreth, çka do t’iu liroje nga ngarkesat dhe sforcot shpirtërore dhe mendore. (espresso)

Edel Strazimiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *