Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu do të vizitojë të mërkuren Shqipërinë.
“Do të diskutohet për marrëdhëniet vëllazërore dypalëshe me Shqipërinë ashtu sikurse dhe për mundësitë e bashkëpunimit. Do të bashkëndajmë eksperiencat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe do tëshkëmbejmë pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare” ka deklaruar ministria e jashtme turke
Kjo vizitë vjen në një kohë kur kompania shtetërore turke (TIKA) ka nisur ndërtimin e 500 shtëpive për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.