Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, Kurti ka shkuar në selinë e demokratëve.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë qëndruar për gati 15 minuta në një takim kokë më kokë.

Mësohet se në takimin e parë si kryeministër në selinë e PD, Kurti dhe Basha kanë biseduar për zhvillimet e fundit në  Shqipëri dhe Kosovë. Nga selia blu nuk u dhanë detaje rreth takimit, pasi Basha dhe Kurti kanë preferuar që takimin ta zhvillojnë vetëm dhe pa praninë e stafeve përkatëse.

Pas takimit, Basha dhe Kurti deklaruan se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë do të kenë përkrahje të vazhdueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *