Në mënyrë që të kujdeseni sa më mirë për mushkëritë tuaja ndiqni këshillat e mëposhtme:

  • Mos pini duhan

Tymi i cigareve është shkaku kryesor i kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera serioze të mushkërive, si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK, COPD) dhe bronkoektazia. Nëse keni një sëmundje ekzistuese të mushkërive, duhanpirja do të shpejtojë përparimin e saj dhe do të përkeqëojë simptomat.

Lënia e duhanpirjes është gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur mushkëritë tuaja.

  • Shmangni ndotësit

Kimikatet në shtëpi dhe në vendin e punës, ndotja e trafikut, tymi i kimikateve, tymi i cigareve etj., mund të dëmtojnë mushkëritë. Nëse nuk mund ta shmangni ekspozimin ndaj këtyre ndotësve, sigurohuni që këni ventilimin e duhur apo vishni një maskë për fytyrën.

  • Testoni për radon

Merrni një pajisje në shtëpi dhe në zyrën tuaj që teston për radon, një gaz natyral që nuk ka ngjyrë e as erë. Radoni grumbullohet me kalimin e kohës për shkak të uraniumit në shkëmbinj dhe çarjeve të tokës, dhe kalon nëpër ndryshime kimike nga uraniumi në radium, në radon. Sapo radoni të fillojë të zbërthehet çliron nënprodukte radioaktive që mund të thithen me anë të frymëmarrjes.

  • Prandaloni infeksionet
Lexo po ashtu:  Nga spinaqi deri tek çokollata/ Këto janë të gjitha ushqimet që rrisin lumturinë dhe luftojnë stresin!

Higjiena e mirë dhe vaksinimi sipas kalendarit të vaksinave, kundër gripit dhe pneumonisë, do ju ndihmojë që të shmangni sëmundjet sezonale dhe jo vetëm. Qëndroni larg personave të tjerë që janë të sëmurë dhe lajini duart regullisht.

  • Bëni aktivitet fizik

Ushtrimi fizik i moderuar ndihmon funksionimin e mushkërive dhe përmirëson shëndetin në përgjithësi. Ushtrimet e frymëmarrjes ju ndihmojnë të rrisni funksionin e mushkërive, ju qetësojnë si dhe lejojnë më shumë oksigjen që të arrijnë në muskujt tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *