Për turistët nordikë Shqipëria është një destinacion gjithmonë e më i njohur, çka dëshmohet edhe nga kërkesa për të bërë pushime në vendin tonë. Portali i udhëtimeve dhe hoteleve momondo.no, i cili operon në tregun norvegjez, ka bërë një renditje të shteteve që janë më popullore, por edhe më trendi mes norvegjezëve për verën e vitit 2020.

“Bazuar në numrin e kërkimeve për pushime, shohim që Bangkoku, ashtu si vitin e kaluar, krueson listën e destinacioneve ku do të udhëtojnë këtë vit norvegjezët. Ajo që surprizën më tepër është Shqipëria, e cila po bëhet gjithmonë e më shumë popullore, ku mbi dyfishi e kërkojnë këtë destinacion krahasuar me vitin e kaluar”, u shpreh zëdhënësi i portalit.

Lista me vendet me rritjen më të madhe të kërkimeve, ndjek me destinacione në Turqi, një fakt që përkon me bumin dhe rimëkëmbjen e turizmit këtë vit:

  1. Tirana 105%
  2. Stambolli 79%
  3. Antalya 58%
  4. Gazipasa 58%
  5. Korfuzi 38%

Sa i takon vendeve më popullore, destinacionet kryesore përfshijnë: Bangkok, Alicante, Split, Malaga dhe Manila.

Lexo po ashtu:  Biden do të shtyjë për një EU-gosllavi me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Qendra në Beograd

Interesi i tregut norvegjez dhe atij nordik në përgjithësi drejt Shqipërisë konfirmohet edhe nga tur operatorët e tjerë. Ndikim në këtë rritje kanë ofertat e shtuara nga operatorët, si dhe shtimi i linjave ajrore direkte. Nëse turistët nga vendet nordike do të dyfishohen realisht, atëherë mund të presim deri në 400 mijë vizitorë nga Europa Veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *