Te porta me di sufa,
me shȅndet mbeҁi moj gra.
Se do vete në gurbet,
ju lë gruan amanet.
Imzot me kë më le mua?
un të lë me plakënë,
që t’i marҁ uratënë.
Un uratën nuk e dua,
ri imzot këtu me mua,
kapërceva portënë,
i ziu laҁ motrënë.
Kapërceva lëmënë,
i ziu laҁ nënënë,
kapërceva pruanë,
i ziu laҁ gruanë.
Kur vajta në Zharovinë,
kujtova djemt e shtëpinë,
mike të kujtova t’inë,
s’mbajta dot paraponinë.

Lexo po ashtu:  Spo du lule 1 ditë, kur marr therra 364 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *