Rrezatimi ultraviolet është një lloj energjie e prodhuar nga dielli që shkakton djegie dhe dëmtim të lëkurës. Pavarësisht se ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet është i parandalueshëm, mbetet sërish një nga shkaqet kryesore të kancerit të lëkurës në të gjithë botën. Në fakt, jo të gjitha rrezet e ngrohta të diellit janë të dëmshme. Studimet e fundit kanë treguar impaktin që ka vitamina D në zhvillimin, përmirësimin dhe shkallën e mbijetesës së kancerit.

Vitamina D është një lëndë ushqyese që merret nga ushqimi si dhe një hormon që prodhohet në mënyrë natyrale nga trupi. Zakonisht gjendet në ushqimet e fortifikuara, si produktet e bulmetit dhe drithërat e mëngjesit, dhe në peshqit yndyrorë si tuna. Për shkak se pak ushqime e përmbajnë në mënyrë natyrale vitaminën D, trupi mbështetet shumë në vetë – prodhim. Trupi mund të prodhojë vetë vitaminë D gjatë një procesi të shkaktuar nga drita e diellit. Ndonëse kremi mbrojtës ndaj diellit e ngadalëson procesin e trupit për zhvillimin e vitaminës D, nuk e parandalon atë.

Lexo po ashtu:  Si të shpëtoni nga thonjtë e futur nën mish

Më pas, kur trupi e ka thither apo prodhuar vitaminën D, ajo ndihmon në ruajtjen e kalciumit dhe fosforit. Këto minerale ndihmojnë në ndërtimin e kockave dhe reduktojnë rritjen e qelizave kancerogjene.

Një studim në Australi, vazhdon të shtojë prova në rolin që vitamina D luan në rritjen e qelizave kancerogjene. Grupi i studiuesve ka ngritur hipotezën që pacientët me përqendrim më të ulët të vitaminës D do të kenë biomarkera më të dobët prognostikë, si trashësia e tumorit, niveli dhe ulcerat, se sa pacientët më përqendrim më të lartë të vitaminës D.

Edhe pse nivelet e duhura të vitaminës D janë një aset thelbësor në luftimin e një sërë llojesh të kancerit, shumë pak njerëz e plotësojnë sasinë minimale ditore të kërkuar. Rreth 1 miliard njerëz në të gjithë botën kanë mungesë të vitaminës D. Më të rrezikuar nga ko janë personat më lëkurë më të errët dhe ata që janë obezë.

Nëse nuk keni mundësi të rrisni nivelet e vitaminës D me anë të ushqimeve apo rrezeve të diellit, apo e konsideroni të rrezikshme këtë të fundit, atëherë mund të përdorni një mënyrë tjetër siç janë suplementet e vitaminës D që gjenden në çdo farmaci. Por sigurisht që duhet të konsultoheni me mejkun tuaj para se ta bëni këtë gjë.

Lexo po ashtu:  Kujdes! Ja çfarë ndodh nëse konsumoni 3 vezë në ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *