Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur disa prej urtësive më të thella prej kulturës dhe trashëgimisë së një populli që i ka rrënjet e thella në shekujt e historisë.

Për ju, thëniet më të bukura indokineze; dhe mos harroni të na thoni cilën pëlqyet më shumë.

Sikurse rrobat e rënda që pengojnë lëvizjen e trupit, po ashtu edhe pasuria në para pengon lëvizjen e shpirtit.

Tullaci s’ka nevojë për krehër.

Ulet i verbëri mbas grumbullit të gurëve e mendon se nuk e sheh askush.

U rrëzua, tha po i falem Zotit, u fry, tha jam duke u shëndoshur.

Ushqehu – nën mundësitë tua, vishu – sipas mundësive të tua, por për gruan dhe për fëmijët përkujdesu – mbi mundësitë e tua.

Vagabondët nuk i dëgjojnë bisedat mbi ndershmërinë.

Vallë do të shoh dot me vetulla po të nxjerr sytë?

Vartësia nga një tjetër është zhgënjimi i përjetshëm.

Vlerën e pasurisë e kuptojmë kur e fitojmë, ndërsa të shoqërisë, kur e humbasim.

Yjet nuk druajnë se mund të duken si xixëllonja.

Zakonet e vjetra janë këmisha hekuri.

Martesa nuk është e lidhur nyje e shtrënguar, por rrëshqitëse.

Të marrësh grua një vejushë, është si të kruash fundin e tenxheres së orizit.

Lexo po ashtu:  Këto janë simptomat e fshehura të anemisë, mos i injoroni

Akoma pa vënë leqet, nis të ndajë mishin.

Bima kacavjerrëse harliset falë pemës.

Bleta e bën mjaltin, por nuk ha vetë.

Iku vapa me gushtin.

I pëlqen orizi, por nuk di si t’i mbajë shkopinjtë.

Kapi peshk një ditë, e thau rrjetën për një muaj.

Kovaçi nuk e ka pasur ndonjëherë thikën e mirë.

Kush është i veshur keq pret me padurim të vijë vera.

Kush ka jetur gjatë, di shumë.

Me ujin e trupit nxirret uji i pusit.

Mos pyet të verbërin në cilën rrugë do të shkosh.

Nëntë herë më shumë durim e nëntë herë më shumë këmbëngulje do të na sjellin kallëpet e floririt.

Nëse do ta shohësh festën, duhet ta mbash frymën në tempull.

Nuk do të arrish kurrë t’a mbledhësh orizin e derdhur deri në kokërrën e fundit.

Njëqind këshilla nuk i zëvendësojnë dot një palë duar të stërvitura.

Pa kaluar mirë mbi urë, nis t’i merren mendtë.

Për të pasur një filxhan oriz, duhet të kesh mbushur një filxhan me djersë.

Po qe i turbullt burimi, i turbullt do të jetë lumi.

Lexo po ashtu:  5 hapat kryesorë që duhen ndjekur nëse dëshironi të bëheni milioner në 2023-shin!

Po s’punove, nuk do të këndosh. (Nuk do të shijosh frytet.)

U nis të vizatojë dragoin dhe i doli një krimb. (Ekuivalenti në shqip: U mbars malli e polli një mi).

Vetëm në udhën e gjatë arrin të kuptosh durimin e kalit.

Prifti do të celbrojë martesën, por nuk do të kollondrisë shtëpinë.

Qeni edhe sikur të ketë lindur në mëhallën e dijetarëve (brahmanët) nuk do t’i njohë ndonjëherë.

Sado i vogël gjarpri, godite me shkop të madh.

Sado lart të fluturojë zogu s’bëhet falkua.

Sado të shumta gjarpërimet e një lumi të gjitha derdhen në det.

Sado ujë t’i hedhësh grurit, prapë grurë mbetet.

Sa e ke trupin e shëndoshë, derisa e ke pleqërinë larg, lakmo kah përsosja.

Sa individë aq karaktere.

Secili është mbrojtës i nderit të vet.

S’e sheh kallamin në syrin e vet, por sheh fijen e kashtës në syrin e tjetrit.

S’ia vlen të fyhesh nga shigjetat por nga shigjetari.

Sikur njerëzit ta njihnin imtësisht sendin që lakmojnë, do ta lakmonin më pak.

Si mundet një mi të nuhasë aromën e myshkut? Si mundet, një njeri që fle të zgjojë një tjetër? Si të jetë mësusesi do të jetë nxënësi?

Lexo po ashtu:  Si të shpëtoni nga thonjtë e futur nën mish

S’ka hundë as vesh e megjithatrë do vathë e unaza.

S’ka nevojë t’i shtohet acid limonit.

S’ndahet uji sado ta godasësh me shkop.

S’mund të marrësh qumësht nga bualli, po as nga dybeku po i hodhe ujë.

Shpifja mbijeton tej vdekjes.

Shtëpia e mendjemadhit zakonisht është bosh.

Shtëpi do të thotë grua.

Shtëpisë së përfunduar nuk i shtohet simetria.

Tenxherja që thyhet nga vjehrra ishte e plasur, ajo që thyhet nga nusja eshte e re.

Të diturit edhe pse mund t’i kenë të gjitha, duhet të bëjnë miq.

Të flasësh me të marrin është si të hedhësh ujë në broken e përmbysur.

Të hash dhe të mos lëvizësh, shëndoshesh, kurse të hash dhe të lëvizësh, forcohesh dhe kalitesh.

Të gjithë janë gati të ndajnë sukseset e dikujt, asnjeri fatkeqsitë e të tjerëve.

Të paditurit blejnë libra, të diturit i lexojnë; të pasurit blejnë kuaj, të mençurit i kalërojnë.

Trishtimi që dikush ndjen për padijen e vet është si një gëzim prej qielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *