Kryeministri Albin Kurti, duke arsyetuar vendimin për uljen e pagave të ekzekutivit kosovar ka thënë se duhet drejtim i ri për të gjitha çështjet. Më tej, ai ka thënë se refuzon ta marrë pagën prej afro 3 mijë eurosh.

“Unë nuk e marrë dot rrogën 2950 euro e të shkoj në shtëpinë time. Në këtë vend të varfër nuk bën ajo. Ajo pagë e tillë ndikon keq edhe në mua”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, sipas tij do ta respektohet çfarëdo vendimi që do të dalë nga Kushtetuesja për çështjen e Ligjit të pagave.

“Ne do ta respektojmë ligjin gjithmonë, vendimet e padrejta do t`i anulojmë me vendime ta drejta”, është shprehur Kurti.

20:40
Kurti: Ulja e pagave më shumë ka efekt etik se sa financiar
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për emisionin “Rubikon”, në KTV, ka thënë se ulja e pagave të kabinetit më shumë ka efekt etik të brendshëm se sa efekt financiar.

Sipas tij, nevojitet një politikë që s`e nxjerr etikën jashtë politikës.

“Jemi në një situatë kur kemi gjakderdhje financiare, kjo duhet ndalet. Po veprojmë me fasha sikur në QKUK. Infermieri sikurse puna jonë duhet të jetë legjitim dhe kredibil, duhet t`ia ndalë gjakderdhjen edhe vetes”, ka thënë Kurti.

20:31
Kurti: Intenca e Serbisë me Minishengenin Ballkanik është Jugosllavia e katërt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Minishengeni Ballkanik është një intencë e Serbisë për Jugosllavinë e katërt, e sipas tij ajo ide paraqet rreziqe.

Lexo po ashtu:  Haliti demanton mediat në Shqipëri se është ftuar nga Specialja: Është spekulim

Ai ka thënë se pas vizitës në Shqipëri do ta vizitojë edhe Gjermaninë.

“Dhjetë ditë kalendarike kanë qenë edhe dhjetë ditë punë dhe me të vërtetë s’jemi ndalur. Në Shqipëri është edhe më e kollajshme të bëhet vizita e parë pasi jemi aq afër, e aq të afërt, e pas kësaj do të shkojë në Gjermani e Londër e të tjera. Më ka marrë nja dy ditë t’ia shtrëngoj dorën secilit në kryeministri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se takimi me Ramën ishte më konstruktiv ndër vite.

“Ne kemi dallime, por ky ishte takimi më konstruktiv dhe më i miri në një kohë shumë të gjatë. Ky mund të jetë një fillim i ri në raportet e dy vendeve tona, e nga pak janë dëmtuar edhe me gjëra personale, në mënyrë absurde pasi kjo ka të bëjë me popujt tonë e jo me ne. Dakordimi jonë me një Komision Ndërshtetëror është rruga e parë. Numri më i madh i marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht, por ka nevojë për një dinamizëm të re dhe këtë besoj se do ta bëjmë. Nëse kemi pengesa duhet t’i themi dhe të merremi vesh si do t’i kalojmë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se për Minishengenin Ballkanik është edhe një interes i Rusisë.

“Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dalur. Pas një shekulli ne duhet të krijojmë një aleancë. Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e Bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendecave sidomos në hartën e Ballkanit kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  Shqiptari nga Amerika: Nëse fiton Albini Kurti do të kthehem në Kosovë me 50 milionë euro

Sipas tij intenca e Serbisë është krijimi i Jugosllavisë së katërt.

“Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente”, ka thënë Kurti.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në takimin e radhës të Minishengenit Ballkanik, por me pak gjasa dhe një vendim i tillë do të bëhej me një vendim të kabinetit të tij qeveritar.

“Duhet ta diskutojmë në Qeverinë e Kosovës për çdo gjë. Duhet të presim dokumentacionin e kësaj ideje dhe jam që të zhvillojmë disa kontakte paraprake para se të ulemi në një takim të katërt. Apriori nuk është e mençur të them se nuk e pranoj, por nuk do të thotë se kam ndryshuar radikalisht. Nuk kemi parë shumë nga këto tri takime. Nëse ma mbush mendjen dhe qeverisë së Kosovës natyrisht se po, por jo pa një trajtim të vëmendshëm të asaj se çfarë kanë bërë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Është turp për çdo politikan me prirje demokratike që të bashkëpunojë me një regjim të tillë

Sipas tij gjithçka do të kthehet te Procesi i Berlinit.

“Që nga qershori i vitit 2017 kemi dhënë qëndrimin tonë se Procesi i Berlinit, ndonëse edhe ai ka rreziqet e veta, është ajo ku duhet të marrim pjesë pasi Kosova është e barabartë me të tjerët, dhe besoj se aty duhet të marrim pjesë. Nuk duhet të shkojmë në tryeza ndërkombëtare pa një bashkërendim kombëtar. E këtë e kam diskutuar me krerët në Shqipëri”, ka thënë Kurti.

Sipas tij Makroshengeni shqiptar mund të zbatohet shumë shpejt.

“Kjo makroshengeni shqiptar nënkupton një liberalizim të gjithanshëm shqiptar. Minishengeni ballkanik është një ide që nuk është zbatuar, derisa ai shqiptar mund të zbatohet shumë shpejt. Iniciativat e tilla nuk kanë t’ia mbajnë pa u kthyer te Procesi i Berlinit”, ka thënë Kurti.

Kurse për qëndrimet serioze të tij dhe Ramës në Tiranë ai ka thënë se, “ndoshta mund të lexohet edhe si shprehje serioziteti, dhe që e kuptojnë se te pozicionet tona ka përgjegjësi të madhe. Ka pasur gjëra nuk jemi pajtuar, por që nuk janë të pakalueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *