Nga Elvis Hoxha
Cilët janë bllokuesit:
– Ata që nuk e vizitojnë ende veriun e Kosovës.
– Ata që ishin në paqe me strukturat paralele
të Serbisë, me targat serbe, kontrabandën, kriptovalutat dhe laboratorët e drogës.
– Ata që nuk dënuan kurrë si terrorizëm shtetëror të Serbisë ndaj Kosovës agresionin në Banjë.
– Ata që nuk pranuan kurrë rritjen e buxhetit dhe raportit eksport-import.
– Ata që dërguan njerëzit e tyre për të ndaluar heqjen e sanksioneve të padrejta ndaj Kosovës.
– Ata që nuk pranuan kurrë faktin se qeveria Kurti2 ishte e para në Kosovë që nuk kishte asnjë fije korrupsioni.
– Ata që të vetmen skemë sociale shihnin fryrjen e listës së veteranëve të rrejshëm.
– Ata që tremben nga funksionimi i Vetingut dhe konfiskimi i pasurive.
– Ata që nuk e pranuan kurrë rritjen dhe forcimin e ushtrisë dhe armatimit.
– Ata që nuk pranuan asnjë ligj të miratuar në kuvend, por e dërguan çdo ligj në Gjykatën Kushtetuese, duke pritur që kjo t’i refuzonte ose vononte shqyrtimet e ligjeve.
– Ata që e bllokuan Kuvendin për arsye të një emri, por që më pas e bllokuan edhe për emra të tjerë.
– Ata që, me kryetarët e tyre nëpër komuna, ishin të gatshëm të linin qytetarët pa çerdhe dhe banesa sociale vetëm për të penguar projektet e qeverisë.
– Ata që me mediet e tyre prodhuan vetëm shpifje për të lodhur dhe gënjyer publikun.
– Ata që e shpëtuan Listën e Serbisë prej përjashtimit nga zgjedhjet, sepse iu duhet në luftën e tyre kundër Albin Kurtit.
– Ata që u përpoqën ta përjashtojnë mërgatën nga zgjedhjet, sepse e duan Kosovë sa më të vogël në numër shqiptarësh.
E kështu me radhë. E gjithë politika e tyre ka vetëm një qëllim dhe një shpresë, shpresën se epoka e Albin Kurtit përfundon këtu. Ky është gabimi i tyre kryesor.
Ata nuk e kuptojnë historinë. Ata nuk e duan Republikën. Ata nuk e njohin pasurinë publike.
Ata jetojnë në korrupsion dhe korrupsioni iu duket se është forma e vetme e ekzistencës. Ndaj nuk kanë të ardhme./MekuliPress.com/
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.



