Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar qytetarët lidhur me vizitën e fundit të delegacionit gjerman në Kosovës për vlerësimin e gjendjes për pranimin e patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës në shtetin gjerman.

Ambasada përmes një njoftimi të gjerë ka sqaruar se autoritetet gjermane kanë bërë një raport me statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyrën e kalimit të testeve dhe prodhimin e dokumentacionit në Kosovë, në bazë të të cilit raport pritet të merret edhe vendimi, njofton Ambasada e Kosovës në Berlin.

Tutje u tha se ky proces merr kohë dhe në marrëveshje me autoritetet gjermane nuk do të bëhen prognoza për atë nëse edhe kur do të merren vendime të rëndësishme.

Lexo po ashtu:  Daçiq ende synon ndarjen në pjesën shqiptare dhe atë serbe, Prishtina me rezolutën e gjenocidit ndoshta varrosi bisedimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *