Dhuratat e Ditës së Shën Valentinit janë gjithnjë një çështje shumë e komplikuar. Nëse jeni në një marrëdhënie të re, ekziston pyetja nëse keni arritur në ‘atë’ pikë lidhjeje, dhe nëse një blerje e kushtueshme mund ta vërë në siklet partnerin/en ose të ndihen keq për dhuratën e tyre modeste krahasuar me atë që ju po ofroni.

Nëse jeni në zonën e rehatisë së lidhjes afatgjatë, dhurata e gabuar mund të sinjalizojë neglizhencë ose që nuk e njihni partnerin tuaj ashtu si duhet. Ndonjëherë një dhuratë madje mund të jetë një fyerje: Për shembull nëse blini një pajisje palestre ose nëse propozoni për martesë me një unazë që nuk i përmbush pritshmëritë e gjysmës suaj.

Pra, ndërsa jeni duke bërë blerjet tuaja të minutës së fundit, duhet të merrni parasysh të evitoni dhuratat duke zgjedhur në  vend të tyre paratë cash. Është më pak romantike, por është e sigurt që do të lejojë personin tjetër të marrë diçka që ata dëshirojnë vërtet.

Lexo po ashtu:  A e kontrollon gjithmonë celularin kur je me miq dhe familjarë – Sindromë stresi apo vrazhdësi?!

Vlera potencialisht e pafundme e një marrëdhënieje njerëzore vlen shumë më tepër sesa çmimi i një pulovre të re. Duke i thënë partnerit tuaj që nuk ju pëlqen dhurata e tyre mund të jetë një bisedë e shumë delikate dhe e ndjeshme. Sigurisht, ideja e Waldfogel (studiuesit të temës që arriti në këtë rezultat) që një dhuratë zakonisht vlen më pak për marrësin sesa dhënësi ka paguar për të, është më e popullarizuar në mesin e ekonomistëve sesa të të dashuruarve. Mbi të gjitha, vetë profesori i Universitetit të Minesotat pranon që ende i blen dhurata gruas së tij. (NBC)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *