Rritja e nivelit të dioksidit të squfurit në ajër i identifikuar në rajonin e Wuhanit në Kinë, ka ngritur dyshimet se atje po digjen kufomat e pacientëve që kanë vdekur nga koronavirusi. Ky nivel i dioksidit të squfurit rritet në ajër kur ka djegie të materialeve organike.

Të paktën kështu po raportojnë disa media ndërkombëtare, të cilat po pretendojnë se Kina ka organizuar krematoriume masive për trupat e vdekur nga koronavirusi.

Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se Kina është duke mbajtur të fshehtë numrin e personave të prekur nga sëmundja dhe po ashtu numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Madje ka pasur edhe studime shkencore të cilat pretendojnë se numri i të sëmurëve është shumëfish më i lartë bazuar në transmetimin e sëmundjes gjatë kohës së inkubacionit.

Një punëtor i një krematoriumi në Wuhan ka deklaruar se nevojiten të paktën 100 thasë për kufoma në ditë. Këto trupa mblidhen nga tre spitalet kryesore në Wuhan, si dhe nga qendra më të vogla spitalore dhe ordinanca private.

Lexo po ashtu:  “Kur një qeveri është e varur nga bankierët për para, janë bankierët, dhe jo liderët e qeverisë, ata që e kontrollojnë situatën. Paraja nuk ka atdhe; financierët s’kanë patriotizëm dhe s’kanë njerëzi. Qëllimi i vetëm i tyre është fitimi.”

“Që nga 28 janari, 90 për qind e stafit jemi duke punuar 24/7. Nuk na lejojnë të kthehemi në shtëpi”, citohet të ketë thënë Yun, shkruan Dailymail.

Ai ka deklaruar se të gjitha dhomat ku kryhet procedura e krematoriumit janë duke punuar 24/7 në Wuhan.

Yun ka treguar se nuk mund të hanë dhe as të pinë për kohë të gjatë brenda ditës për shkak se duhet t’i kursejnë kostumet mbrojtëse, pasi i njëjti nuk mund të përdoret pasi të hapet për nevojat personale.

Anëtarët e familjes së të vdekurve nuk lejohen t’ia japin lamtumirën e fundit, për shkak të rrezikut nga infektimi me virusin.

Deri më tani janë regjistruar mbi 1115 vdekje në Kinë dhe mbi 45 mijë të prekur nga sëmundja. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *