Me shumë gjasa jemi përballë një rekordi të ri rreth asaj që mund të quhet kostoja normale e një telefoni duke lënë hapësirë për rritje të mëtejshme të çmimeve.

Nëse ju duket iPhone i shtrenjtë krahasojeni me modelin më të shtrenjtë Galaxy S20

E mbani mend kur Apple prezantoi iPhone e parë me kosto 1,000 dollarë dhe të gjithë u shokuan? Tre më pas 1,000 dollarë kushton modeli më i lirë i linjës Galaxy S20.

Me shumë gjasa jemi përballë një rekordi të ri rreth asaj që mund të quhet kostoja normale e një telefoni duke lënë hapësirë për rritje të mëtejshme të çmimeve.

Çmimet e Galaxy S20 fillojnë nga 999 dollarë për modelin bazik dhe 1,399 dollarë për modelin Ultra i cili kushton deri në 1,599 dollarë për variantin me 512GB memorie.

Ky çmim e vendos Galaxy S20 Ultra në një linjë me telefonët e fundit me ekrane që palosen si Galaxy Z Flip që kushton 1,380 dollarë dhe Motorola Razr që kushton 1,499 dollarë.

Samsung po e mban të hapur luftën për çmime më ekstreme telefonësh. Por nga ana tjetër me konsumatorët që po i ndërrojnë më rrallë smartfonët e tyre, prodhuesve nuk u mbetet zgjidhje tjetër vetëm se të rrisin çmimet e tyre. 

Lexo po ashtu:  Transferohen 1 miliardë dollarë në Bitcoin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *