Pse është kaq e vështirë të mbash një marrëdhënie në ditët e sotme? Pse njerëzit janë bërë ‘të paaftë’ për lidhje afatgjata? Mos vallë, kemi harruar se si dashurohet? Ose më keq akoma, mos vallë, nuk e dimë çfarë është dashuria?

Nuk jemi gati. Nuk jemi gati për kompromiset, sakrificat dhe dashurinë pa kushte që nevojitet në një marrëdhënie. Nuk jemi gati të bëjmë më të mirën tonë në lidhje. Duam që gjithçka të jetë e lumtur, por që me vështirësinë e parë heqim dorë. Largohemi pa i dhënë kohë dashurisë sonë të rritet.

Nuk kërkojmë dashurinë, por një person, me të cilin të kalojmë kohën. Duam dikë që të na shoqërojë të shkojmë në kinema e në lokale, dhe jo dikë që të na kuptojë, edhe në momentet tona të heshtjes. Kalojmë kohë bashkë, por nuk arrijmë të krijojmë kujtime të përbashkëta.

Jemi të zhytur kaq shumë në jetën e modernizuar, saqë nuk i lëmë hapësirë dashurisë. Nuk kemi kohë për dashurinë, nuk kemi durim për të përballuar marrëdhëniet. Jemi të zënë me ndjekjen e ëndrrave materialiste dhe dashuria nuk përshtatet dot me këtë gjë.

Lexo po ashtu:  Ja përse duhet të shkoni me fëmijët e vegjël në plazh

Kërkojmë vlerësim në çdo gjë që bëjmë. Kur publikojmë diçka online, presim menjëherë një pëlqim. Kur zgjedhim një profesion, presim një karrierë apo mirënjohje të suksesit. Kur zgjedhim një person, presim një dashuri të madhe. Kërkojmë menjëherë një pjekuri në marrëdhënie që zhvillohet me kalimin e viteve. Kërkojmë një lidhje emotive që arrihet me kohën. Por ne e kërkojmë menjëherë. Nuk kemi kohë dhe durim.

Preferojmë të kalojmë një orë kohë me disa njerëz, se sa të kalojmë një ditë me një person. Besojmë tek ekzistenca e “mundësive”. Jemi njerëz “socialë”. Duam thjesht të takojmë njerëz dhe jo t’i njohim ata.

Kërkojmë të kemi gjithçka. Lidhemi me dikë pa pasur shumë pëlqim për të, dhe më pas ndahemi sapo njohim dikë më të mirë. Nuk pranojmë se duhet të zbulojmë më të mirën tek ai person që kemi njohur tashmë. Njohim shumë, por me asnjë nuk na përputhen interesat. Ndihemi të zhgënjyer në çdo rast.

Lexo po ashtu:  4 sjelljet e përditshme që mund të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve, ku po gabojnë prindërit e sotëm

Teknologjia na bashkon të gjithëve. Prania jonë fizike është zëvendësuar nga mesazhet, chat-et, videotelefonatat. Nuk e ndiejmë më të nevojshme të kalojmë kohë me njerëzit.Kemi shumë në jetën tonë : skype, viber, facebook, instagram. Çfarë mund të kërkojmë më tepër?

Ne jemi një gjeneratë që ka frikë të dashurojë, të fejohet, të lëndohet, të provojë dhimbje dhe t’i thyhet zemra. Nuk pranojmë asnjë për veten tonë dhe nuk i afrohemi askujt. Nuk duam t’ia hapim askujt shpirtin tonë. Nuk i vlerësojmë më marrëdhëniet dhe i lëmë të shkojnë edhe njerëzit më të bukur. Ne mendojmë me logjikë dhe i lëmë pak vend ndjenjave. Nuk bëjmë asgjë për të pasur atë pranë atë që na bën të ndihemi mirë.

Mendojmë shumë dhe ndiejmë pak… Ky është gabimi i gjithë të rinjve të sotëm. /f.xh. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *