Akuzat e fundit i bashkohen atyre të një viti më parë për të cilën kompania u sanksionua. Huawei akuzohet për vjedhjen e teknologjisë nga T-Mobile.
SHBA akuza të reja kundër Huawei
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shtetet e Bashkuara zgjeruan listën e akuza kundër Huawei. Kompania tashmë akuzohet për tentativa prej disa dekadash për të vjedhur teknologji nga firmat Amerikane.
Prokurorët thanë se Huawei ka shkelur termat e partneritetit me kompanitë Amerikane dhe vjedhur sekrete tregtare si kode burimore dhe teknologji robotike.

Akuzat e fundit i bashkohen atyre të një viti më parë për të cilën kompania u sanksionua. Huawei akuzohet për vjedhjen e teknologjisë nga T-Mobile.
Nga ana tjetër firma, që është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të smartfonëve, tha se SHBA e ka vënë në shënjestër sepse ekspansioni i saj përbën kërcënim për interesat e bizneseve Amerikane.
Përveç vjedhjes së sekreteve tregtare, SHBA e akuzon Huawei se ka shmangur sanksionet Amerikane ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut dhe bërë biznes me ta.
Gjithashtu kompania u ka ofruar bonuse punonjësve të cilët vjedhin teknologjinë dhe informacione konfidenciale nga konkurrentët.




