Juventusi është përgatitur për ta bindur sulmuesin anësor të Chelseat, Willian, t’i bashkohet klubit italian në fund të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës. 31-vjeçari brazilian nuk ka nënshkruar ende kontratë të re me Chelsean, përkundër që klubi londinez ia ka bërë disa oferta. Gjatë verës, ai mund të largohet pa asnjë cent nga Londra, përveç nëse e rinovon kontratën me “Të Kaltrit”.

Anësori i Chelseat po kërkon kontratë të paktën dyvjeçare, përderisa Chelsea i ka ofruar vetëm t’ia zgjasë kontratën edhe për një vit. Këtë situatë të Willian është duke e monitoruar me kujdes Juventusi. Gjiganti i Serisë A kishte shprehur interesim për Willianin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por braziliani po heziton të punojë sërish me trajnerin Maurizio Sarri – i cili e la Stamford Bridge për Allianz në fund të sezonit të kaluar.

Megjithatë, Sarri është në presion të madh pas disa rezultateve të dobëta, përfshirë këtu paraqitjen aspak mbresëlënëse në barazimin 1:1 kundër Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në San Siro. Juventusi e ka fituar vetëm njërën nga katër ndeshjet e fundit të zhvilluara dhe kjo ka bërë që mediumet italiane të raportojnë se Juventusi do ta largojë Sarrin në fund të këtij sezoni, duke i nxitur kështu spekulimet edhe për transferimin e Willian. Arritja e marrëveshjes për transferimin e anësorit Hakim Ziyech nga Ajaxi në Chelsea këtë javë bën që trajneri Frank Lampard të ketë më shumë opsione për krahët e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu:  Milani e dëshiron transferimin e Hendrickut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *