1. Bukuria është dhuratë e Zotit.
– Aristoteli

2. Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
– Aristoteli

3. Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
– Shën Agustini

4. Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
– Grigori i 1-rë, shek 6-të

5. Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
– Sokrati

6. Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
– Platoni

7. Njësoj si mund të gabojë një mendje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
– Ovidi

Lexo po ashtu:  ”Nuk kam ardhur tu ndjek, por kam ardhur të marr pjesë!” “Po si do të qëllosh pa dorën e djathtë?!” e pyetën ata të habitur. “Do të përdor dorën e majtë!” - Qitësi me pistole, Karoly Takacs

8. Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditëse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t’i drejtohej Zotit me përdëllim.
– Shën Joan Klimakus, shek. 7-të

9. Ç’ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
– Safo

11. Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
– Horaci

12. Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
– Plutarku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *