Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili hodhi edhe nënshkrimin në marrëveshjet historike për hekurudha dhe autostrada, lavdëroi sjelljen diplomatike të presidentit Aleksandar Vuçiq karshi kosovarëve.

Për Gjuriqin ishte ofenduese që shteti i tij u quajt okupator nga përfaqësuesit e Prishtinës.

“Në një panel në Konferencën e Sigurisë së Munihut, presidenti Aleksandar Vuçiq heshti përfaqësuesit e Prishtinës në një mënyrë diplomatike, por të qartë, të cilët u përpoqën të ofendonin Serbinë në një mënyrë shumë të pamatur dhe të turpshme”.

“Në këtë mënyrë të turpshme ata folën për Serbinsë si një okupatore, si një shtet që skllavëron dhe dëbon njerëzit, ata që menduan se kjo është mënyra se si bisedohet me Serbinë e morën nga Vuçiq përgjigjen”.

Megjithatë, Gjuriqi nuk tregoi se çfarë ishte ajo përgjigje që ia “mbylli gojën” kryeministrit kosovar Albin Kurtit.

Gjuriq tha gjithashtu se në Munih “disa njerëz mendojnë se Serbia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mund dhe duhet të japin mësim për demokracinë”.

Lexo po ashtu:  Gazeta Dielli (1916), Bahri Omari: - Një sëmundje epidemike po shumohet midis shqiptarëve: sëmundje e politikës (Moralit)

Gjuriq tregoi se Vuçiqi ka thënë atje se “po luftonte për bashkëpunim dhe marrëdhënie racionale midis shteteve dhe popujve në rajon, duke theksuar luftën për t’i bazuar ato marrëdhënie në bashkëpunim ekonomik dhe politik e jo në konflikte”.

Edhe Kurti në një deklaratë për REL ka thënë se ka pasë tensione në mes tij dhe Vuçiqit në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”.

Kurti gjithashtu tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Munih.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *