Alice Trosclair

“Pra ju jeni mësues? Do të jetë diçka e mirë të kesh 2 muaj pushim. Unë kam një punë normale me vetëm 2 javë pushime”- Të gjithë e kemi dëgjuar këtë dhe që të jemi të ndershëm, jemi të lodhur duke e dëgjuar! Është e vërtetë që muajt e verës i kemi pushim. Nuk është nevoja që ta përmend se gjatë kësaj kohe merremi me projekte, planifikojmë leksione dhe rishkruajmë kurrikulat, bashkëpunojmë për të ndryshuar standardet etj. Unë e bëj një gjë të tillë. Ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë për jetën e një mësuesi.

Koha e lirë

Kohën tonë të lirë e shpenzojmë duke vënë nota, duke planifikuar leksione dhe duke kërkuar mënyra të reja në mësimdhënie. Pjesa më e madhe e mësuesve janë më shumë se sa mësues. Ne jemi tutorë, trajnerë dhe sponsor. Shpenzojmë kohë pas shkolle duke ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësitë dhe talentin e tyre, pa pagesë shtesë. Ne heqim dorë nga koha me familjen për të ndihmuar fëmijët e dikujt tjetër.

Lexo po ashtu:  Të zgjohemi, kundër kësaj shpërngulje biblike!

Ankthi emocional

Ne gjatë gjithë kohës kemi të bëjmë me fëmijë, për të cilët duhet të kujdesemi. Në shumë raste, mësuesit shpenzojnë kohë me nxënësit më shumë se sa vetë prindërit e tyre. Është për të ardhur keq, por është e vërtetë. Unë kam një djalë, dhe e di që mësuesja e tij e shikon atë më shumë se sa unë. Ne mbajmë mbi supe emocionet e fëmijëve të tjerë. Shpesh, dëgjoj për dëshpërimin e tyre, të ngelurit në klasë, madje edhe për problemet në shtëpi. Si mund të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë kur dëgjoj nxënës që thonë “E dashura ime abortoi pa më thënë gjë” apo “Mamaja ime shet këpucët e mia për të blerë drogë”. Është e vështirë të menaxhosh situatën në shtëpi me vetëm një ose dy fëmijë, imagjino të kesh 30 deri në 75 në klasë.

Ke pak ose aspak privatësi

Ne, mësuesit, nuk mund të dalim në dyqan me të shkurta, pa makijazh me flokët e kapura si bisht kali sepse mund të takohemi me ndonjë nxënës apo me prindin e tij. Çdo gjë të gabuar që nxënësit mund të shohin tek ne, mund të kthehet në objekt shakaje për të gjithë nxënësit. Sidomos në kohet e sotme kur rrjetet sociale janë kthyer në tokë të minuar.

Lexo po ashtu:  A mund t’i zihet besë kësaj Amerike?

Sëmundjet

Ne nuk mund të sëmuremi dhe të qëndrojmë në shtëpi. Kur shumë njerëz mungojnë në punë, tavolina e punës qëndron bosh dhe regjistri i mbyllur. Atje janë 30 nxënës që kanë nevojë të mësojnë. Dikush tjetër duhet ta bëjë punën e mësuesit që mungon, dhe ky dikush është ose një mësues zëvendësues ose një mësues që heq dorë nga koha e tij e lirë për të mësuar nxënësit.

Ne shpëtojmë botën

Nuk është edhe aq keq. Ne shpëtojmë dhe udhëheqim jetët e nxënësve tanë. Janë mësuesit ata që udhëheqin interesat e nxënësve dhe i ndihmojnë ata të rritin vetëbesimin. Ne nuk kemi superfuqi, por kemi ndikim tek ata, i inspirojmë. Dhe kur gjërat shkojnë mirë, marrim falënderime vite më vonë. Nxënësit na mbajnë mend vetëm kur ata rriten. Gjatë takimeve me njëri-tjetrin ata thonë, “E mbani mend kur mësuesja X apo mësuesi Y tha ashtu? Më ndryshoi jetën”.

Këto janë arsyet se pse ne nuk mund të jetojmë një jetë normale. Ne nuk jemi njerëz normalë!

Lexo po ashtu:  Tragjedia e Himarës, skafi me flamur të Rilindjes

(Përshtati Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *