Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është duke e përjetuar formën më të keqe të shënimit të golave në La Liga që prej janarit të vitit 2014, sepse tani janë bërë katër ndeshje që ai nuk ia del ta gjejë rrjetën e portës.

Sulmuesi argjentinas nuk qe në gjendje të shënojë në fitoren e Barçës 2:1 kundër Getafes në Camp Nou, por megjithatë bëri një asist fantastik për Antoine Griezmann i cili e realizoi golin e parë.

Me tri pikët nga fitorja e djeshme, Barcelona barazohet me pikë me Real Madridit në krye të renditjes tabelore në La Liga, por ky i fundit e ka një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar.

Por për Messin personalisht, kjo ishte ndeshja e katërt pa shënuar gol. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë njihet për shënimin e shumë golave pothuajse në çdo ndeshje.

Ai dështoi të shënojë ndaj Valencias, Levantes, Real Betisit dhe tani Getafes.

Hera e fundit kur Messi e përjetoi një mungesë të tillë të golave ishte janari i vitit 2014, kur nuk shënoi në tetë ndeshje radhazi.

Lexo po ashtu:  Sadiku shënon gol pas 15 muajsh dhe shpërthen në lot

Edhe pse nuk ka shënuar së fundmi, Messi megjithatë i ka 14 gola në 19 ndeshje në La Liga deri tani këtë sezon.

Përkundër se nuk po e gjen vetë rrjetën e portës momentalisht, ai vazhdon të jetë vendimtar në fitoret e Barçës, duke dhënë asiste të shumta.

Në tri ndeshjet e fundit, kur nuk shënoi asnjë gol, Messi i bëri gjashtë asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *