Ka shumë arsye se pse duhet vlerësuar profesioni i mësuesisë, por më kryesoret janë katër, të cilat i gjeni të renditura në artikullin e mëposhtëm.

1. Mësuesi, figura që shoqëron rritjen e fëmijëve

Mësuesi, figura që shoqëron rritjen e fëmijëve që në hapat e parë të jetës, deri në formimin e tyre profesional. Pafajësia e fëmijëve, që hyjnë në rrugën e gjatë të dijes, gjithmonë është përshkruar pranë mësueses së dashur, të mirë, të ëmbël, të palodhur të klasës së parë. Në zhbirimin e vlerave të nxënësve të talentuar, në farkëtimin e tyre për të formuar resurse njerëzore të denja për vendin në çdo fushë të jetës, gjithmonë ka emra dhe kontribute mësuesish të pasionuar.

2. Mësuesi, modeli i etikës, i të nxënit, i dijes

Që nga bukurshkrimi në klasën e parë, sjellja etike, vlera profesionale, e gjatë gjithë rrugës së shkollimit, tek çdo nxënës, është nevoja për modelin që do të ndjekë. Modeli i mësuesit të ndërtuar mbi standarde, premton për rrugën e drejtë në edukimin e brezit të ri të çdo kohe.

Lexo po ashtu:  Sun Tzu vs Carl Von Clausewitz: Kush ishte strategu më i madh i të gjitha kohërave?

3. Profesioni i mësuesit, profesion që kërkon standarde të larta profesionale

Si në çdo profesion, sa më i lartë kualifikimi i mësuesit aq me i lartë standardi që ofron mësimdhënia e tij. Vetëm duke vlerësuar ashtu siç duhet profesionin, punohet për të arritur standardet profesionale, me studim, përkushtim, punë këmbëngulëse dhe kërkesë ndaj vetes. Vlerësimi i profesionit të mësuesit, nis nga dëshira në përzgjedhjen e tij, vazhdon me përkushtimin gjatë studimeve në shkollë dhe vazhdimësia e kërkesës që mësuesi të jetë bashkudhëtar me informacionin e ri.

4. Mijëvjeçari i ri sfidë e re, në çdo fushë të jetës, jo me pak dhe për mësuesit

Teknologjia e komunikimit hapi dritare të reja për informacionin dhe detyra shtesë për mësimdhënien. Lehtësia e marrjes se informacionit është për të gjithë. Nxënësit, me kuriozitetin, dëshirën, ambicien, por dhe tendencën e moshës, lehtësojnë dhe njëkohësisht vështirësojnë punën e mësuesit. Mësuesve, përveç detyrës së mësimdhënies, i shtohet kërkesa pedagogjike për orën e mësimit, si për trajtimin e lëndës në nivelin e duhur, ashtu dhe për menaxhimin e marrëdhënies me nxënësit.

Lexo po ashtu:  PROPAGANDA/ Mos ji viktimë e propagandës, e asaj që kërkon grabitjen e kohës dhe skllavërimin tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *