Për tre ditë rresht e kishte maltretuar seksualisht. 18-vjecarja nga Gjakova pas traumës seksuale që kishte marrë nga axha i saj 56-vjeçar ishte zhdukur nga shtëpia. Por ajo dyshohet se vuante edhe nga problemet mendore. Ky fakt nuk e ka ndaluar 56-vjeçarin që ta keqpërdorte atë seksualisht. Familja e saj ka hequr dorë nga ajo. Ndërkohë që i moshuari po deklaron para hetuesisë se nuk e ka asgjë 18-vjeçaren dhe se nuk e kishte ditur se ajo ka probleme mendore. Rasti po hetohet.

Gentiana HASANI

Për dhjetë ditë ishte zhdukur nga shtëpia. 18 vjeçarja nga Gjakova nga 6 shkurti ishte larguar pa lënë gjurmë. Kjo vajzë pas vetës kishte marrë një brengë të madhe. Për tre ditë rresht nga data 2 e deri me 5 shkurt ajo dyshohet se u dhunua nga axha i saj, 56-vjeçari S.Morina.

Ky i fundit u arrestua nga policia. Por krimi është më i rëndë se sa kaq. Ky i dyshuar për dhunim, 56-vjecari o ashtu dyshohet se abuzoi seksualisht në 18-vjecaren e mitur derisa kjo e fundit ka probleme mendore.

Lexo po ashtu:  ALARM! Raporti i OKB tmerron/ Shqiptarët të tretët në botë për përdorim të kokainës

Por, këtë fakt, i dyshuari nuk e ka përmendur para Prokurorisë. Ai ka deklaruar se nuk e kishte ditur se 18-vjeçarja kishte pasur probleme mendore.

Këtë fakt e ka pranuar për Express, të dielën pala mbrojtëse e S.Morinës, 56-vjeçar nga Gjakova, avokati Nexhmedin Gashi.

Ai tha se klienti i tij po deklaron se me viktimën nuk kanë lidhje familjare si dhe nuk e kishte ditur për tre ditë se ajo ka probleme mendore.

“Ai po akuzohet për veprën penale të dhunimit. Në seancën e shqyrtimit klienti im ka deklaruar se nuk ka lidhje farefisnore me të dëmtuarën në këtë rast. Thotë se nuk e ka mbesë atë. Rasti është duke u hetuar dhe nuk mund të jap deklarata të tjera”, deklaron pala mbrojtëse e 56-vjecarit i cili po akuzohet për dhunim.

Por kjo vajzë tashmë ka mbetur e vetme duke u përballë në gjuq me personin i cili e ka dhunuar. Familja e saj nuk po donë që të merren me këtë rast.

“Unë jam lodhë. Nuk e kam lehtë. Unë e di që e kam motër. Nuk mund të merrem më me të. I lus të gjithë ata që kanë diçka ta amrrin. Le të ma largojnë nga këtu. Mos të kemi më probleme”, ka deklaruar vëllai i saj për Express.

Lexo po ashtu:  Prokuroria e Hagës nuk pranon masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe

Por si u zbulua ky krim i rëndë brenda familjes?

Një 18 vjeçare e komunitetit ashkali, ishte zhdukur prej 10 ditësh në Gjakovë. Ajo u gjet të enjtën e 13 shkurtit nga Policia e Kosovës dhe u kthye në shtëpi, ku pohoi atyre se largimi i saj nga shtëpia kishte ndodhur pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj. Ky i fundit, është arrestuar menjëherë nga Policia, nën dyshimet se ka kryer përdhunim ndaj mbesës së tij.

“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

Megjithatë, autoritetet lokale të sigurisë, po dyshojnë se viktima, 18 vjeç, e komunitetit ashkali, vuan nga problemet psikike.

Lexo po ashtu:  Flet vëllai i viktimës, tregon pse ka ndodhur vrasja në Pejë

Rasti është duke u hetuar, derisa viktima, me urdhëresë të prokurorit të çështjes, do të dërgohet në ekzaminim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *