Testet e nxehtësisë dhe goditjeve nuk ofruan rezultate më të mira. Nelson shkoi deri atje sa të supozonte se Samsung nuk ka përdorur xham të vërtetë por një hibrid prej xhami dhe polimeri.Ekrani prej xhami i Galaxy Z Flip është tejet i brishtë

Kur Samsung zbuloi Galaxy Z Flip, xhami super i hollë mbi ekranin e tij tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Në teori të jep një ndjesi më të mirë dhe siguron më shumë qëndrueshmëri sesa plastika e brishtë e Galaxy Fold.

YouTuberi Zack Nelson ka vendosur të testojë ekranin e Z Flip dhe rezultatet janë jo shumë premtuese. (https://youtu.be/bbAkY-Www40) Xhami mund të gërvishtet po aq lehtë sa edhe ekrani prej plastike i Galaxy Fold.

Testet e nxehtësisë dhe goditjeve nuk ofruan rezultate më të mira. Nelson shkoi deri atje sa të supozonte se Samsung nuk ka përdorur xham të vërtetë por një hibrid prej xhami dhe polimeri.

Por Samsung tha se Z Flip ka një shtresë xhami super të hollë që i jep telefonit një ndjesi dhe pamje më premium. Samsung tha se do të ofronte një zëvendësim të parë të ekranit për 119 dollarë siç bëri me Galaxy Fold.

Lexo po ashtu:  Google bën lëvizjen e paprecedent në 11 vite të shfletuesit Chrome

Vetë Samsung nuk është përqendruar tek qëndrueshmëria e telefonit më tepër sesa tek pamja dhe ndjesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *