Largimi i pashmangshëm i Jadon Sancho nga Borussia Dortmund në verë, ka bërë që këta të fundit të fillojnë kërkimin për zëvendësimin e tij.

Në krye të listës është ylli kosovar Milot Rashica – i cili aktualisht luan për Werder Bremen.

Rashica është shndërruar në lojtarit kryesor të Werderit për t’i ndihmuar ekipit të tij në luftën për mbijetesë.

Por nga vera me shumë gjasë 23-vjeçari do të ndërrojë skuadër, me Verdhezinjët që kërkojnë me çdo kusht shërbimet e tij.

Anësori nga Vushtrria ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2022, derisa ka një klauzolë blerje tejet interesante.

Rashica mund të largohet nga Werder nëse ndonjë klub (i huaj) jashtë Gjermanisë ofron 38 milionë euro, ashtu siç shkruhet edhe në kontratën e tij.

Pra, mbetet të shihet nëse këto dy skuadra do të arrijnë një marrëveshje pasi sa i përket kontratës do të ishte mjaft e vështirë.

Lexo po ashtu:  Çfarë jave për David Neres: Pasi e eliminoi Realin me Ajaxin, tani thirret nga Brazili në vend të Vinicius

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *