Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Meqenëse gjatë vitit 1909 Qeveria xhonturke nuk i mbajti premtimet e dhëna për hapjen e shkollave dhe për liritë e tjera ndaj popullatës shqiptare, kjo çoi deri te acarimi i marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe xhonturqve. Kulmi i kësaj gjendjeje të pafavorshme për shqiptarët do të jetë viti 1910, kur padrejtësitë e ndryshme dhe dhuna po shfaqeshin në Vilajetin e Kosovës më shumë se në vilajetet e tjera shqiptare. Shqiptarët e kishin parë qartazi se rrugëdalje tjetër nga kjo gjendje e krijuar nuk kishte, duke e konsideruar si rrugë të vetme kryengritjen e armatosur, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Situata ishte tendosur, sidomos në Kosovë, ku në pranverën e vitit 1910 Qeveria osmane e kishte shpallur shtetrrethimin dhe i kishte ndërmarrë të gjitha masat për të organizuar një operacion të fuqishëm ushtarak në Kosovë dhe për të shuar kryengritjet e shqiptarëve. Mirëpo, pavarësisht se xhonturqit arritën t’i shuanin këto kryengritje, marrëdhëniet e shqiptarëve me xhonturqit kishin arritur në pikën më të ulët.

Lexo po ashtu:  “Mori lekët e shqiptarëve”, si u godit imazhi i Zogut nga shkrimi në gazetën angleze.

Në këtë mesë, më fituese dilte të ishte Serbia, sepse kjo gjendje më së shumti u konvenonte qëllimeve të saj ekspansioniste në dëm të shqiptarëve. Dhe meqë Serbia ishte orientuar plotësisht dhe aktivisht kundër shqiptarëve, ajo ishte treguar mjaft e matur ndaj Perandorisë Osmane, madje deri në atë masë saqë i dha edhe ndihmë të drejtpërdrejtë regjimit xhonturk dhe ekspeditave ndëshkuese të Turgut Pashës kundër kryengritësve shqiptarë më 1910…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *