Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në edicionin e dytë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se tashmë ka nisur ndërmarrja e hapave drejt heqjes së takës dhe vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

“Do ta zëvendësojmë tarifën 100 përqind dhe do ta zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet. Parimet të cilat do të nxjerrën nga reciprociteti do të jenë të bazuara në parimet e organizatës botërore të Tregtisë CEFTA”, tha Kurti.

Ai tha se Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për krijimin e grupit punues i cili do ti rekomandojë Qeverisë pikat që do të përfshijë reciprociteti.

“ Rozeta Hajdari e cila i ka bërë disa hapa të cilët na sjellin edhe më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë. Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues. Ky grup do të përmbledh të gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijnë më rekomandim te Qeveria”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Deklarata e kancelares Merkel: Numrat e infektimeve po stabilizohen por shumë ngadalë

Kryeministri ka theksuar se prodhuesit janë edhe shtylla e shoqërisë e jo vetëm e ekonomisë. Premtoi vëmendje maksimale të Qeverisë që ai udhëheqë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *