Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, përcjell e pavarura MekuliPress.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar emrat e konsullëve nëpër ambasada.

Ja postimi:

Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

Z. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

Z. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

Z. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

Z. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

Lexo po ashtu:  Nga nesër në Kosovë lehtësohen masat kundër Coronavirusit

Z. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

Z. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Z. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

Z. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

Z. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

Z. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *