Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori sot pjesë në manifestimin “31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti duke kujtuar 20 shkurtin e vitit 1989, kur rreth 1,300 minatorë u ngujuan thellë nën tokë për 8 ditë rresht, me 10 kërkesa për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese, tha se greva e minatorëve u bë motori i lëvizjeve për rezistencë.

“Guximi i minatorëve do t’u jepte zemër fillimisht studentëve e intelektualëve e mandej edhe Ushtrisë Çlirimtare, ku shumë minatorë do të bëheshin edhe luftëtarë lirie e jo pak i kemi edhe dëshmorë kombi sot”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, ai theksoi se 31-vjetori i grevës së minatorëve, kujtohet si një ngjarje e cila ruhet në mendjen tonë popullore si një ngjarje e cila ka zgjuar dhe ka unifikuar një popull rreth mbrojtjes së identitetit kombëtar e kulturor, rreth ruajtjes së pasurive dhe punës sonë.

“31 vjet më vonë shumë gjëra kanë ndryshuar në botë por shumë pak këtu në Trepçë. Këtu sikur koha ecën ngadalë e me zor. Punishtet kanë mbetur ashtu si ishin, pa investime e pa mirëmbajtjen e duhur. Prodhimtaria është e mangët e minatorët janë rralluar e moshuar”, tha ai Kurti, duke shtuar se tani është një qeveri, e cila do të kujdeset për pasuritë publike, ngase Trepça është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin e saj.

Lexo po ashtu:  Ambasadori gjerman për situatën në veri: Absurde të rrezikosh një konflikt për targat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *