Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë, Mihail Afanasiev ka dhënë së fundmi një intervistë për faqen online, argumentum.al. Përtej vlerësimeve për vendin tonë dhe simpatinë e shqiptarëve të thjeshtë për Rusinë, Afanasiev zbulon edhe faktin se pas situatës së krijuar me tërmetin e 26 nëntorit 2019, pala ruse ofroi ndihmën e vet. Falas siç e thekson ambasadori. Por pala shqiptare nuk ktheu asnjë përgjigje.

Qytetarët rusë reaguan menjëherë ndaj tragjedisë së ndodhur në Shqipëri. Në ditët e para pas tërmetit liderët rusë i dërguan ngushëllime kolegëve shqiptarë. Federata Ruse dërgoi një sërë propozimesh në lidhje me format e ndihmës sonë falas, por ato mbetën pa përgjigje. Komuniteti Shpirtëror i Myslimanëve të Moskës, fondacioni islamik i bamirësisë “Zakjat” dhe Kisha Orthodhokse Ruse njoftuan për mbledhjen e fondeve për të lënduarit. Këto janë nisma private të njerëzve dhe organizatave që ne si Ambasadë mund vetëm t’i mirëpresim.

Aktualisht po shqyrtohet çështja e dërgimit të pajisjeve mjekësore nga Rusia. Vendi ynë mori pjesë dhe në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë në Bruksel, është shprehur ambasadori.

Lexo po ashtu:  Kurti: Roli i SHBA-së ndaj Kosovës është i pazëvendësueshëm

Nuk dihet arsyeja e refuzimit të ndihmës nga pala shqiptare, as nuk është e qartë lloji i ndihmës që ka ofruar Rusia në Konferencën e Ndërkombëtare. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bënte gjithçka që Shqipëria të ndihmohet.

Për shumë arsye, mbase ngaqë nuk kam pasur një fat kurnac ndoshta, por edhe si rezultat i një edukate të marrë që i vogël, kur prindërit më thonin ‘kurrë mos kërko asgjë, përveç librave, se s’ke për të marrë’. S’ia kam shtrirë dorën askujt, por për Shqipërinë jam gati të vishem dhe me lecka dhe të shtrij dorën fizikisht, është shprehur Rama në një diskutim televiziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *