Mjekët shqiptarë nga Shqipëria e Kosova çdo ditë e më shumë po synojnë vendet e Evropës, ku vendin e parë e mban Gjermania me rreth 1 mijë mjekë nga Shqipëria e Kosova, ndërsa tre mijë të tjerë janë në vende të tjera të Evropës Perëndimore.

Ndërkohë, qeveria e Shqipërisë thotë se largimi i mjekëve nga Shqipëria nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ndërkohë që po përgatit një paketë të plotë mbështetëse për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të enjten në Tiranë, nën kujdesin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë Ogerta Manastirliu, u mbajt aktiviteti “Takimi i mjekësisë në diasporë”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme dhe mjekëve shqiptarë të diasporës. Kryetarja e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, Elona Haubrich, duke folur gjatë konferencës, u shpreh se aktualisht punojnë 1000 mjekë shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës në Gjermani dhe 3000 të tjerë në Evropë.

“Nga të dhënat, janë 1 mijë mjekë nga Shqipëria e Kosova, sepse ne themi se jemi shqiptarë dhe nuk I ndajmë shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës, por janë zyrtarisht 1 mijë mjekë nga Shqipëria e Kosova në Gjermani, ndërsa 3 mijë mjekë të tjerë janë në vende të tjera të Evropës”, tha Haubrich. Ikja e mjekëve nis që me liberalizimin e vizave dhe tanimë, ata kanë ngritur Federatë të mjekëve shqiptarë në Evropë, e cila ka bërë një studim se cilat janë arsyet e ikjes së mjekëve tanë.

Lexo po ashtu:  Tentim-grabitje të 17 mijë m2 pronë publike, kryetari i Prishtinës heshtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *